VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARDIAN GJINI - GJYQTARËT E KUSHTETUESES JANË FUNDËRRINA, LAN DO TË GJEJË MUNDËSI TË DALË NGA NGËRÇI I KRIJUAR PREJ TYRE

E Premte, 08.29.2014, 08:53am (GMT1)



Ardian Gjini i AAK-së, ka thënë në Interaktiv të KTV-së, se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë afër për të qenë fundërrina.

"Këta gjyqtarë janë turpi i Kosovës, këta njerëz nuk e kanë lexuar Kushtetutën, e as që kanë dëgjuar se çka është thënë në seancën dëgjimore. Ata e kanë pasur paraprakisht vendimin e gatshëm", ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se i vjen keq që ka votuar, madje ka lobuar që Enver Hasani dhe të tjerët të jenë pjesë e institucionit më të lartë gjyqësor në Kosovë, derisa Gjini ishte shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, në vitin 2009.

Ai ka shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese është "institucion i kapur nga PDK-ja".

Gjini, që nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për t'u bërë deputet në këtë legjislaturë, ka thënë se ani pse vendimi është i tillë çfarë është, LAN-i do të gjejë mundësi për të dalë nga ky ngërç.

Gjini ka pasur fjalë edhe për kryesuesen e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina të cilën e ka quajtur "tmerrësisht të keqe".

"Ajo vetëm është ulur dhe e ka uzurpuar Kuvendin", ka thënë ai, përcjel koha.net.
Gjini ka folur edhe për PDK-në, e cila po bën thirrje për gjithpërfshirje në formimin e qeverisë së re.

"PDK-ja nuk ka izma. Ajo është parti kleptokratësh, që e kanë kapur shtetin. Disa janë të djathtë, disa janë të majtë e disa as që e dinë çfarë janë", ka thënë Gjini.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.