VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË I VRARË DHE DY TË PLAGOSUR NË KOSHTOVË TË MITROVICËS - AUTORËSIA, ENIGMATIKE

E Premte, 08.29.2014, 11:59am (GMT1)



Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri në zonën malore Kollovërgë të fshatit Koshtovë, në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat kishin qenë duke prerë dru në Kollovërgë, kur janë sulmuar me armë zjarri.

Mediat vendore njoftojnë se viktimat janë vëllezër të një familjeje të kombësisë shqiptare.

Autorët dhe motivet e këtij sulmi nuk dihen. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.