E Shtunë, 04.20.2024, 03:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HOXHAJ IA KUJTOI OKB-së VARREZAT MASIVE TË SHQIPTARËVE NË SERBI

E Shtunë, 08.30.2014, 04:23am (GMT+1)


Më tej, foli ministri i jashtëm në detyrë i Kosovë, Enver Hoxhaj, i cili ishte i shoqëruar nga tashmë ish-ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, e angazhuar në Ambasadën e Kosovës në SHBA, e cila udhëhiqet nga ambasadori Akan Ismaili.

Pasi falënderoi të pranishmit, Hoxhaj tha se OKB mbetet simbol i shpresës dhe i paqes ndërkombëtare për qytetarët e Kosovës.

"Kosova sot është storie e suksesshme që s'do të mund të arrihej pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", tha Hoxhaj.

Ministri në detyrë, Hoxhaj, foli për procesin në të cilin tani gjendet vendi ynë, duke thënë se Kosova së shpejti do ta ketë qeverinë e re, që do të jetë gjithëpërfshirëse e multietnike, raporton Koha.net.

"Kosova vazhdon të mirëmbajë lartë stabilitetin dhe sigurinë", theksoi ai.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Hoxhaj përmendi edhe njohjet e fundit që i kanë ardhur vendit tonë nga Togo dhe Ishujt Solomon, duke falënderuar të gjitha shtetet që e kanë njohur vendin deri më tani.

Ministri i jashtëm në detyrë përmendi edhe anëtarësimet e Kosovës nëpër organizata rajonale e ndërkombëtare, duke thënë se kjo e ka fuqizuar rolin e Kosovës.

"Qeveria e Kosovës dënon ashpër presionin ndaj stafit të EULEX-it. Ne ndajmë shqetësimin serioz se autoritetet e Serbisë nuk janë përpjekur edhe aq që të zbatojnë marrëveshjet e arritura", tha Hoxhaj.

"Përkundër këtyre zhvillimeve, ne jemi shprehur të gatshëm që të vazhdojmë dialogun me Serbinë deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por tha se ky dialog nuk duhet të vazhdojë në pafundësi, por të nënshkruhet një traktat paqeje", tha më tej ministri në detyrë, Hoxhaj.

"Ai përmendi edhe rastin kur një qytetar i Kosovës është përballur me forcat e sigurisë pranë kufirit. Ne i sigurojmë forcat e rendit të Serbisë se ky ka qenë incident i izoluar", tha në vijim Hoxhaj, raporton Koha.net.

Qeveria e Kosovës, tha ai, ka bashkëpunuar ngushtë me task-forcën speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

"Derisa unë flas para jush, ekziston një qytet në Serbi me emrin Rashkë ku janë të varrosur të vrarët e luftës në Kosovë. Mbi këtë varr janë ndërtuar ndërtesa. Por ky nuk është varri i vetëm i gjetur në Serbi. Ne i bëjmë apel Serbisë që të ndërmarrin masa që të arrihet deri te zhvarrimi i trupave të varrezës së Rashkës. Çdo vonesë e zbardhjes së fatit të pagjeturve, zgjat më tutje dhimbjen e familjarëve të tyre. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se kanë qenë të vrarë rreth 15 mijë qytetarë civilë gjatë luftës", ka thënë Hoxhaj.

"Gjatë luftës në Kosovë një numër i konsiderueshëm i femrave kanë përjetuar dhunë nga aparati shtetëror i Serbisë", ka vënë në pah Hoxhaj para ambasadorëve të pranishëm.

Hoxhaj i ka kërkuar OKB-së që të rikonstruktojnë misionin e UNMIK-ut në Kosovë.



***

Daçiq: Të formohet sa më shpejtë Gjykata Speciale

Pas shefit të UNMIK-ut, para të pranishmëve foli edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai tha se në mes të Kosovës dhe Serbisë ka nisur zbatimi i marrëveshjes së parë për normalizim të raporteve mes dy vendeve, duke thënë se pret që bashkimi evropian të vazhdojë ta lehtësojë këtë proces edhe më tutje.

"Jemi të zotuar për dialog të mëtutjeshëm, dhe do ti zbatojmë të gjitha marrëveshjet, por jo edhe Prishtina, pasi nuk kanë marrë masat e duhura, sidomos sa i përket ligjit të amnistisë", ka thënë ai.

Daçiq përmendi edhe ndalesat e hyrjeve të zyrtarëve serbë në Kosovë.

"Serbët vazhdimisht jetojnë në frikë. Këto janë pengesa drejt përmirësimit të marrëdhënieve. Katër shtëpi janë vjedhur në Pejë. Kjo s'është hera e parë që serbët e kthyer janë frikësuar dhe dekurajuar që të kthehen në shtëpi", thotë Daçiq, raporton Koha.net.

Ai përmendi edhe Oliver Ivanoviqin, për të cilin tha se është arrestuar "kinse për disa krime të kryera më 1999".

"Ne kemi kërkuar që ai të mbrohet nga liria, por kjo nuk është aprovuar. Kjo është e papranueshme për ne", është shprehur Daçiq.

Ministri serb thotë se vlerëson punën e Clint Williamsit dhe të gjithë atyre nga kjo task-forcë.

"Ne çuditemi për këtë, por vlerësojmë konkluzën e zotit Williams. Ne besojmë se ka mjaftë dëshmi për të ngritur padi ndaj disa pjesëtarëve të UÇK-së", ka thënë Daçiq.

"Besojmë se të gjitha shtetet që respektojnë ligjin ndërkombëtar do të insistojnë në ngritjen e padive ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ne besojmë që bashkësia ndërkombëtare do ta bëjë të duhurën dhe ta themelojë këtë gjykatë në fillim të vitit të ardhshëm, e jo të vazhdohet me frikësimin e dëshmitarëve", tha ai para të pranishmëve.

"Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të Kosovës që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë që të gjithë kriminelët të sillen para drejtësisë, duke përmendur rastin e ikjes së disa të dyshuarve nga "Grupi i Drenicës"", u shpreh ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq.

Daçiq thotë se Kosova ende nuk duhet t'i merr përsipër përgjegjësitë e EULEX-it.

"Incidentet e Mitrovicës në qershor tregojnë se ende ka kohë deri te pajtimi. Heqja e barrikadës në veri ishte punë e vullnetit të mirë. Serbët e veriut ende i besojnë UNMIK-ut dhe nuk dëshirojmë që ky mision të zvogëlohet", ka thënë Daçiq, raporton Koha.net.

Megjithëse Farid Zarif i cilësoi të suksesshme zgjedhjet e fundit në vend, Daçiq i ka kritikuar ato.

"Komunat me shumicë serbe në veri kanë përmbushur konditat për formimin e Asociacionit të Komunave, i cili pres që të formohet pas formimit të institucioneve në Prishtinë", theksoi Daçiq.

Çështja e të zhvendosurve thotë se varet kryesisht nga liderët në Prishtinë. Thotë se duhet të zgjidhet edhe çështja e pronave, ndërsa thekson se krijimi i kushteve për të kthyerit është kusht për pajtim.

Ai foli edhe për pronat serbe në Kosovë, duke vënë theks për ato, siç tha ai, "të blera me forcë".

© KOHA.net

***

Zarif u shprehë ngushëllime familjeve të viktimave të fundit në Kosovë e në Serbi

Ka nisur seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për raportin e progresit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon, për Kosovën.

Shefi i UNIMK-ut, Farid Zarif, nuk ishte i pranishëm në sallën e KS të OKB-së, por u lidh me një video-link me të pranishmit.

Ai shprehu keqardhje për incidentet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 36 orëve të fundit ku pati të shtëna armësh, vrasje dhe plagosje.

Zarif u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të këtyre rasteve, si atyre shqiptare, ashtu edhe familjes së xhandarit serb.

Shefi i UNIMK-ut ka përgëzuar votuesit e Kosovës dhe liderët politikë për zgjedhje të rregullta të mbajtura në qershor 2014 që u mbajtën në tërë Kosovën në bazë të një kornize të unifikuar ligjore.

Ai përshëndeti edhe rolin e qeverisë së Serbisë për rolin konstruktiv në këtë zgjedhje, si dhe rolin e OSBE-së.

"Për të kapitalizuar edhe më tutje suksesin e këtij procesi, jam angazhuar edhe unë në mënyrë që liderët politikë të zgjedhin sa më parë institucionet e Kosovës", ka thënë shefi i UNIMIK-ut.

"Në maj, miratimi i statuteve komunale në veri ka shënuar një hap përpara. Të dyja palët tashmë janë të vetëdijshme se zbatimi i marrëveshjeve mund të validitohet vetëm përmes veprimeve konkrete", ka thënë ai.

"Shpresoj se anëtarët e këtij këshilli do të mbështesin të dy palët e dialogut në mënyrë që ky proces të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjes së institucioneve të vendit", ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale duhet të jetë operative në fillim të vitit të ardhshëm.

Për sa u përket të pagjeturve, Zarif ka thënë se ka pasur veprime konkrete në Rudnicë të Rashkës dhe ka falënderuar si përfaqësuesit e Kosovës, ashtu edhe të Serbisë, për një proces jo-politik e korrekt.

Ai ka folur edhe për arrestimin e të dyshuarve për mbështetje të organizatave terroriste dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja, duke falënderuar liderët fetarë në vend për distancim nga të gjitha aktet terroriste.

Shefi i UNMIK-ut ka thënë se është raportuar progres për sa i përket kthimit të të zhvendosurve në Kosovë.kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFERENCA E BERLINIT - RAST DHE QORTIM PËR BALLKANIN (08.29.2014)
NJË I VRARË DHE DY TË PLAGOSUR NË KOSHTOVË TË MITROVICËS - AUTORËSIA, ENIGMATIKE (08.29.2014)
FMN - VJEDHJA NË BANKËN E SHQIPËRISË, INCIDENT I RËNDË, TË ZBATOHET LIGJI EDHE PËR DREJTORIN DHE BORDIN (08.29.2014)
DËSHMIA - SHPËRTHIMI NË VLORË SI NË BAGDAD, VAJZA BËRTISTE, ASKUSH NUK E NDIHMONTE! (08.29.2014)
ARDIAN GJINI - GJYQTARËT E KUSHTETUESES JANË FUNDËRRINA, LAN DO TË GJEJË MUNDËSI TË DALË NGA NGËRÇI I KRIJUAR PREJ TYRE (08.29.2014)
OKB - KËSHILLI I SIGURIMIT DEBATON PËR KOSOVËN (08.29.2014)
KOSOVË - DY INTERPRETIMET E AKTGJYKIMIT PËR KRYETARIN E KUVENDIT (08.29.2014)
Frankfurter Allgemeine Zeitung - PARTNERITET I PRIVILEGJUAR, JO ANËTARËSIM PËR SHTETET E BALLKANIT (08.29.2014)
ANGELA MERKEL - PROCESI I ANËTARËSIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR TË PËRSHPEJTOHETMerkel u rikujtoi Serbisë dhe Kosovës që duhet të përmbushin marrëveshjet e arritura që të mos rrezikojnë perspektivën e pranimit në BE (08.29.2014)
AMBASADA E SHBA - TË RESPEKTOHEN VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]