VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETËVENDOSJE NUK I HARRON TË PAGJETURIT

E Shtunë, 08.30.2014, 03:28pm (GMT1)


- 2014-08-30 16:22:34

Lëvizja Vetëvendosje në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur organizoi një aktivitet simbolik tek fotografitë e personave të pagjetur që prej rrëmbimit të tyre të dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij aktiviteti, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Balaj tha se tash e 15 vjet, mosgjetja e eshtrave të personave të rrëmbyer gjatë luftës mbetet një plagë e madhe për familjarët dhe shoqërinë tonë.

"Fakti që ende ka varreza masive të pazbuluara në Serbi dëshmohet dhe me rastin e gërmimeve më të fundit dhe gjetjen e varrezës masive në Rudnicë me mbi 250 trupa shqiptarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë", tha Balaj.

Kosova, sipas saj, ende kërkon 1700 trupat e të pagjeturve ndërsa kjo kërkesë deri me tani ka hasur në vesh të shurdhër edhe nga ana e institucioneve të Kosovës.

"Krimet e Serbisë në Kosovë asnjëherë deri më tash nuk qenë kusht i Kosovës ndaj Serbisë apo i komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, në raport me çfarëdo marrëdhënie ndërshtetërore. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe do të jetë pranë kërkesave të familjarëve për me të dashurit e tyre dhe me të gjitha kapacitetet do të luftoj që të zbardhet fati i tyre dhe trupat e t'u kthehen pranë familjareve të tyre", vijoi Balaj.

"U bëjmë thirrje sërish", theksoi ajo, "instancave vendore dhe ndërkombëtare që janë përgjegjëse për zbardhjen e fatit e të pagjeturve, të veprojnë konform mekanizmave dhe rregullave ndërkombëtare dhe të mos ndalen së bëri trysni mbi Serbinë në hapjen e të gjitha varrezave masive dhe kthimin e trupave pranë familjeve në Kosovë".kd


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.