Presidenti
i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka shkruar në Twitter se
liderët e BE-së kanë zgjedhur kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, për
pasardhës të tij dhe ministren e Jashtme të Italisë, Frederica
Mogherini, në postin e shefes së politikës së jashtme të BE-së.
Zgjedhja e tyre është bërë në takimin e krerëve të shteteve anëtare në Bruksel.
Tusk, 57 vjeç, politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Polonisë dy mandate.
Para se të emërohej ministre e Jashtme e Italisë në muajin shkurt,
Mogherini, 41 vjeçe, ka qenë anëtare e parlamentit italian qysh nga viti
2008.