VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DONALD TUSK ZGJIDHET PRESIDENT I EVROPËS, FEDERICA MOGHERINI KRYEDIPLOMATE

E Shtunë, 08.30.2014, 06:57pm (GMT1)



Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka shkruar në Twitter se liderët e BE-së kanë zgjedhur kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, për pasardhës të tij dhe ministren e Jashtme të Italisë, Frederica Mogherini, në postin e shefes së politikës së jashtme të BE-së.

Zgjedhja e tyre është bërë në takimin e krerëve të shteteve anëtare në Bruksel.

Tusk, 57 vjeç, politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Polonisë dy mandate.

Para se të emërohej ministre e Jashtme e Italisë në muajin shkurt, Mogherini, 41 vjeçe, ka qenë anëtare e parlamentit italian qysh nga viti 2008.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.