VV THOTË SE PA MARRËVESHJE ME LAN-in, NUK DO T'IA PLOTËSOJMË DËSHIRAT Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, thotë se Flora Brovina e ka keqkuptuar rolin e saj ceremonial
E Djelë, 08.31.2014, 06:43am (GMT+1)
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, thotë se Flora Brovina e ka keqkuptuar rolin e saj ceremonial.
"Zonja Brovina duhet ta ketë të qartë se ajo pozitë që i është
alokuar asaj në seancën e kaluar dhe në këtë seancë është thjeshtë
pozitë ceremoniale. Ajo nuk ka të drejtë të bëjë vendime politike", tha
Demaku për RTV21.
Vetëvendosje thotë se po pret përgjigjen e bllokut LDK-AAK-NISMA për
të ditur se si do të veprojë në seancën kur pritet të zgjidhet kryetari
dhe nënkryetarët e Kuvendit.
"Krejt nga koordinimi që kemi dhe arritja e marrëveshjes apo jo. Ne
do të veprojmë siç kemi vepruar në seancën e kaluar, do të marrim
qëndrimin tonë dhe do të veprojmë si opozitë në të gjitha rastet nëse
nuk kemi marrëveshje me Bllokun", tha ajo.
www.voal-online.ch
|