VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VV THOTË SE PA MARRËVESHJE ME LAN-in, NUK DO T'IA PLOTËSOJMË DËSHIRAT
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, thotë se Flora Brovina e ka keqkuptuar rolin e saj ceremonial

E Djelë, 08.31.2014, 06:43am (GMT1)


 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, thotë se Flora Brovina e ka keqkuptuar rolin e saj ceremonial.

"Zonja Brovina duhet ta ketë të qartë se ajo pozitë që i është alokuar asaj në seancën e kaluar dhe në këtë seancë është thjeshtë pozitë ceremoniale. Ajo nuk ka të drejtë të bëjë vendime politike", tha Demaku për RTV21.

Vetëvendosje thotë se po pret përgjigjen e bllokut LDK-AAK-NISMA për të ditur se si do të veprojë në seancën kur pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

"Krejt nga koordinimi që kemi dhe arritja e marrëveshjes apo jo. Ne do të veprojmë siç kemi vepruar në seancën e kaluar, do të marrim qëndrimin tonë dhe do të veprojmë si opozitë në të gjitha rastet nëse nuk kemi marrëveshje me Bllokun", tha ajo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.