BE ME NJË UDHËHEQJE TË RE - VJEN MOGHERINI, IKËN ASHTON
E Djelë, 08.31.2014, 06:51am (GMT+1)
Bashkimi
Evropian zgjodhi të shtunën udhëheqjen e re të organizatës me 28
anëtarë. President i Këshillit të ri Evropian do të jetë kryeministri i
Polonisë, Donald Tusk.
Në postin e kreut të politikës së jashtme të BE-së u zgjodh Ministrja e
Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, e cila do t'i zerë vendin zonjës
Catherine Ashton.
Ish kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, i cili aktualisht
është kryetari i Këshillit Evropian, tha se kalimi i pushtetit vjen në
një kohë kritike për BE-në, ndërsa organizata merret me trajtimin e
krizës mes një Rusie luftëdashëse dhe të një Ukraine të paqëndrueshme
në frontin e lindjes.
Tusk dhe Mogherini do të fillojnë nga detyrat e reja në nëntor.
www.voal-online.ch
|