VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BE ME NJË UDHËHEQJE TË RE - VJEN MOGHERINI, IKËN ASHTON

E Djelë, 08.31.2014, 06:51am (GMT1)

Bashkimi Evropian zgjodhi të shtunën udhëheqjen e re të organizatës me 28 anëtarë. President i Këshillit të ri Evropian do të jetë kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Në postin e kreut të politikës së jashtme të BE-së u zgjodh Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, e cila do t'i zerë vendin zonjës Catherine Ashton.

Ish kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, i cili aktualisht është kryetari i Këshillit Evropian, tha se kalimi i pushtetit vjen në një kohë kritike për BE-në, ndërsa organizata merret me trajtimin e krizës  mes një Rusie luftëdashëse dhe të një Ukraine të paqëndrueshme në frontin e lindjes.

Tusk dhe Mogherini do të fillojnë nga detyrat e reja në nëntor.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.