VJEDHJA E THESARIT - LËNË KONVALESHENCËN 5 PUNONJËS TË TJERË TË ARESTUAR TË BANKËS SË SHQIPËRISË
E Djelë, 08.31.2014, 05:30pm (GMT+1)
TIRANË - Gjykata e Tiranës zbut masat për të dyshuarit,
vetëm dy ngelen në burg. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë
për 7 punonjësit e ndaluar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë
lekëve në Bankën e Shqipërisë. "Arrest me shtëpie" dhe një "Detyrim
paraqitje" janë masat e sigurisë që dha sot Gjykata për 7 punonjësit e
Bankës së Shqipërisë. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të
mbyllura.
Përsonat që përfituan "Arrest shtëpie" Mehdi Marku Mehdi Molla Ilir Dedjan Fatbardha Gurthi
"Arrest me burg" Bahri Allushi Gentian Jahja
"Detyrim paraqitje" Emiljano Lamce
Ndërkohë
4 personat me "arrest shtëpie" dhe personi i peste më "detyrim
paraqitje" lenë qelinë brenda pak minutash nga dhënia e vendimit.
Prokuroria
theksoi do apelojë masat e sigurisë pasi kërkon që personat që akuzohen
të lihen të gjithë në "arrest me burg". Edhe sot Prokuroria kërkoi për 7
të ndaluarit masën "arrest me burg".
Avokati Në
një prononcim për News 24 avokati Qazim Gjoni shprehet se
inventarizuesit nuk kanë përgjegjësi pasi inventari bëhet me
përzgjedhje. "Kutitë e përzgjedhura ishin në rregull. Inventari nuk
bëhej i plotë, por me përzgjedhje. Inventarizuesit nuk shpërdoruan
detyrën, Ardian Bitraj po mbron veten"- u shpreh avokati Gjoni.
Prokuroria Prokuroria
e Tiranës urdhëroi të premten ndalimin e 7 punonjësve të Bankës së
Shqipërisë, të dyshuar për përfshirje në skandalin e vjedhjes së 713
milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. 7 të ndaluarit, Gentjan Jahja,
Ilir Deda, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, Emiljano Lamce, Mehdi Molla
dhe Mehdi Marku, kishin detyrë të inventarizonin kartëmonedhat në
Thesar.
Sipas Prokurorisë, përgjatë dy viteve të fundit, në
raportet e tyre nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën "stok" dhe në
arkën "në veprim". Emrat e të dyshuarve dolën në dritë pas hetimit prej
mëse një muaji, të skandalit të ndodhur në godinën "X" në Linzë, që
mund të konsiderohet pa frikë si vjedhja e shekullit.
Skandali u
zbulua pas vetëdenoncimit të ish-përgjegjësit të Arkës "Stok" Ardian
Bitraj, i cili pranoi para eprorëve vjedhjen e 713 milionëve, çka bëri
që më pas të kallëzohet nga Banka e Shqipërisë në prokurori bashkë me
kolegen Mimoza Bruzia. Më herët prokuroria ka urdhëruar dhe arrestimin e
9 personave të tjerë, mes të cilëve ish-drejtorin e Thesarit, Dorian
Çollaku, 6 ish-vartës të tij dhe nipin e Ardian Bitrajt.
www.voal-online.ch
|