VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VJEDHJA E THESARIT - LËNË KONVALESHENCËN 5 PUNONJËS  TË TJERË TË ARESTUAR TË BANKËS SË SHQIPËRISË

E Djelë, 08.31.2014, 05:30pm (GMT1)



TIRANË -
Gjykata e Tiranës zbut masat për të dyshuarit, vetëm dy ngelen në burg. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 7 punonjësit e ndaluar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë.
"Arrest me shtëpie" dhe një "Detyrim paraqitje" janë masat e sigurisë që dha sot Gjykata për 7 punonjësit e Bankës së Shqipërisë. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Përsonat që përfituan "Arrest shtëpie"
Mehdi Marku
Mehdi Molla
Ilir Dedjan
Fatbardha Gurthi

"Arrest me burg"
Bahri Allushi
Gentian Jahja

"Detyrim paraqitje"
Emiljano Lamce 

Ndërkohë 4 personat me "arrest shtëpie" dhe personi i peste më "detyrim paraqitje" lenë qelinë brenda pak minutash nga dhënia e vendimit.

Prokuroria theksoi do apelojë masat e sigurisë pasi kërkon që personat që akuzohen të lihen të gjithë në "arrest me burg". Edhe sot Prokuroria kërkoi për 7 të ndaluarit masën "arrest me burg".

Avokati
Në një prononcim për News 24 avokati Qazim Gjoni shprehet se inventarizuesit nuk kanë përgjegjësi pasi inventari bëhet me përzgjedhje. "Kutitë e përzgjedhura ishin në rregull. Inventari nuk bëhej i plotë, por me përzgjedhje. Inventarizuesit nuk shpërdoruan detyrën, Ardian Bitraj po mbron veten"- u shpreh avokati Gjoni.

Prokuroria
Prokuroria e Tiranës urdhëroi të premten ndalimin e 7 punonjësve të Bankës së Shqipërisë, të dyshuar për përfshirje në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. 7 të ndaluarit, Gentjan Jahja, Ilir Deda, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, Emiljano Lamce, Mehdi Molla dhe Mehdi Marku, kishin detyrë të inventarizonin kartëmonedhat në Thesar.

Sipas Prokurorisë, përgjatë dy viteve të fundit, në raportet e tyre nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën "stok" dhe në arkën "në veprim". Emrat e të dyshuarve dolën në dritë pas hetimit prej mëse një muaji, të skandalit të ndodhur në godinën "X" në Linzë, që mund të konsiderohet pa frikë si vjedhja e shekullit.

Skandali u zbulua pas vetëdenoncimit të ish-përgjegjësit të Arkës "Stok" Ardian Bitraj, i cili pranoi para eprorëve vjedhjen e 713 milionëve, çka bëri që më pas të kallëzohet nga Banka e Shqipërisë në prokurori bashkë me kolegen Mimoza Bruzia. Më herët prokuroria ka urdhëruar dhe arrestimin e 9 personave të tjerë, mes të cilëve ish-drejtorin e Thesarit, Dorian Çollaku, 6 ish-vartës të tij dhe nipin e Ardian Bitrajt.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.