Në Kosovë, sikur edhe në të gjitha vendet e tjera në rajon dhe më
gjërë, sot fillon viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe atë të mesëm.
Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i
ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri
shkollor.
Por, në mediat e Kosovës ka raporte që thonë se në disa shkolla nuk
mund të fillojë viti i ri shkollor për shkak të punëve që po kryhen në
objektet shkollore.
Zyrtarë të lartë të Kosovës u kanë uruar nxënësve, prindërve,
arsimtarëve dhe të tjerëve fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë.
Ata kanë shprehur besimin se do të shënohen arritje të mira në aftësimin e brezit të ri.