VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILLON VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË

E Hënë, 09.01.2014, 06:48am (GMT1)


Pamje e shkollës fillore Faik Konica në Prishtinë

Në Kosovë, sikur edhe në të gjitha vendet e tjera në rajon dhe më gjërë, sot fillon viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe atë të mesëm.

Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Por, në mediat e Kosovës ka raporte që thonë se në disa shkolla nuk mund të fillojë viti i ri shkollor për shkak të punëve që po kryhen në objektet shkollore.

Zyrtarë të lartë të Kosovës u kanë uruar nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të tjerëve fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë.

Ata kanë shprehur besimin se do të shënohen arritje të mira në aftësimin e brezit të ri.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.