VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHET NGA JETA AKTORJA E SHQUAR LIZA LASKA

E Hënë, 09.01.2014, 07:08am (GMT1)



VLORE
- Shuhet aktorja e njohur shqiptare, "˜Artistja e Merituar', Liza Laska. Aktorja u nda jeta sot në moshën 88-vjecare duke lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin. Kush nuk e mban mend rolin e plakës tek Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, apo "Dimri i Fundit', role që e ngritën Liza Laskan në piedestalin e aktorëve më të çmuar shqiptarë.

Familja bën me dije se aktorja mbylli sytë sot ndërsa homazhet pritet të mbahen të hënën në teatrin "Petro Marko", në Vlorë.

Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22 role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Rolet e Liza Laska do të kujtohen gjithmonë në filmat e mrekullueshëm.

Ja disa prej roleve ne filma
Një ditë e mrekullueshme (2002)
Vdekja e burrit, (1991)
Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989)
Familja ime, (1987) .... Teta Kalina
Dhe vjen një ditë, (1986)...Nena e Llano Bletes
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Vendimi, (1984) si nëna
Dritat e qytezës, (1983)
Në prag të lirisë, (1981)
Plumba perandorit, (1980)
Liri a vdekje, (1979)
Gunat mbi tela, (1977)
Lulekuqet mbi mure, (1976)...shërbyese e Strehes Vorfnore
Dimri i fundit, (1976)
Shtigje lufte, (1974)
Brazdat, (1973)
Malet me blerim mbuluar, (1971)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.