VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHESH 'NËNË TEREZA" PËRGATITET PËR ARDHJEN E PAPËS

E Hënë, 09.01.2014, 07:15am (GMT1)



TIRANE
- Punimet në sheshin "Nënë Tereza" kanë vazhduar intensivisht duke pastruar në mënyrë të menjëhershme të gjitha mbeturinat e operacionit të ndërmarrë prej ditësh. Operacion që bëhet në lidhje me përgatitjen e vizitës së Papa Franceskut më 21 shtator në Tiranë.

Ky operacion është ndjekur thuajse "live" nga ana e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në dy postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Rama ka shfaqur transformimit brenda disa orëve të sheshit.

"Tani nis menjehere restaurimi i pabërë prej 70 vjetësh dhe ky xhevahir i trashegimisë do të rifitojë shkelqimin e vet", thekson kreu i qeverisë shqiptare.

Punimet për restaurimin e godinave qendrore në sheshin Nënë Tereza, i trotuarëve, si dhe rikthimi i ndriçimit dhe gjelbërimit po vijojnë me ritme të shpejta.

Përzgjedhja e Shqipërisë dhe pikërisht e sheshit në fjalë si vendi nga ku shenjtëria e tij Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë ka vënë në lëvizje një pjesë të madhe të institucioneve për t'i rikthyer këtij sheshi shkëlqimin e dikurshëm.

Më 21 shtator në orën 11, i gjithë sheshi do të jetë i mbushur me besimtarë por edhe me mijëra gazetarë e pelegrinë të cilët do të dëgjojnë nga afër meshën e shenjtë të Papa Françeskut.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.