KUVENDI MBLIDHET VETË, NËSE BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN KËTË JAVË
E Hënë, 09.01.2014, 07:49am (GMT+1)
Përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se nuk do
ta presin shumë Flora Brovinën nëse ajo vazhdon të heshtë sa i përket
ftesës për vazhdimin e seancës, si kryesuesja më e vjetër.
Që prej publikimit të vendimit të martën e javës së kaluar,
Brovina nuk ka kontaktuar me asnjë nga partitë opozitare për ta caktuar
datën e seancës. As gazeta nuk ka mundur të vërë kontakt me të.
Analistët kanë thënë se deputetët nuk duhet të mbesin peng i
vullnetit të Brovinës për ta ftuar seancën dhe për të caktuar pikat e
rendit të ditës, të cilat kërkohen me aktvendimin e Gjykatës
Kushtetuese...
www.voal-online.ch
|