VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ORGANIZATORËT E PETICIONIT BËJNË THIRRJE - SOT TË GJITHË TEK KUVENDI PËR TA SHKARKUAR FULLANIN

E Hënë, 09.01.2014, 08:56am (GMT1)



Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar peticionin dhe të gjithë ata qe do t'i bashkohen nënshkrimit të peticionit në ditët në vijim, të protestojmë para Parlamentit ditën e Hënë ora 16:30!

Të 40-tat e vjedhjes së pasurisë kombëtare, 17 punonjës të Bankes janë ndaluar, ndërsa Guvernatori dhe Këshilli drejtues nuk
pranojnë të mbajnë përgjegjësi për megaskandalin.

Kane kaluar rreth 40 dite qe nga data kur u be pulbike skandali i vjedhjes "zhdukjes" se mbi 7 milion$ nga thesari i shtetit.
Jane mbledhur rreth 13 mije firma qytetaresh te pergjegjshem, te cilet kerkojne qe te shkarkohet Guvernatori Fullani si nje nga pergjegjesit kryesor te zhdukjes se mbi 7 milion$.

Asnje deputet nuk ka "kerkuar shkarkimin e Guvernatorit" nga detyra, duke adresuar problemin gjetke.

Ja peticioni qe kane nenshkruar rreth 13 mije qytetare me prezencen e tyre tek tavolina perballe parlamentit, drejtuar:
Deputeteve te Parlamentit Shqiptare!

Peticion
Për Shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
Drejtuar Deputetëve te Kuvendit të Shqipërisë
Kërkojmë nga Ju që urgjentisht të mblidhni Parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Z.Ardian Fullani si personi që mban përgjegjësi të plotë me veprimet dhe me mosveprimet e tij për vjedhjen e Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Ai nuk mund të mbajë më postin e Guvernatorit përderisa ka refuzuar te kryejë aktin e dorëheqjes, një minimum I domosdoshëm për të kthyer besimin e publikut dhe lejimin e një hetimi të pavarur!
Nëse ti nuk merr përgjegjësinë tënde si deputet atëhere ti tregon se je pjesë e mbrojtjes politike të Ardian Fullanit dhe ti nesër nuk mund të justifikohesh para askujt dhe me asnjë argument para qytetarëve që edhe ti bashkëpunove në vjedhjen e Thesarit të Bankës së Shqipërisë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.