E Premte, 03.29.2024, 04:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHOW POLITIK I BEOGRADIT ME MËSIMIN SHQIP NË LUGINËN E PRESHEVËS

E Hënë, 09.01.2014, 04:00pm (GMT+1)

 

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, përmes një kumtese ka theksuar se edhe ky vit shkollor në shkollat në gjuhën shqipe po fillon pa tekste mësimore për shumicën dërmuese të teksteve mësimore dhe pa kushte elementare për zhvillimin e procesit mësimorë.

Është shumë e qartë se përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vazhdimin e kësaj gjendje diskriminuese të shkollave në gjuhën shqipe bie mbi qeverinë e Serbisë, përkatësisht mbi ministrinë e saj të arsimit, por edhe mbi Trupin koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili kishte marrë obligim për t'a realizuar programin qeveritar të vitit 2001 për zgjidhjen e krizës në Luginë të Preshevës.

Duke shfrytëzuar dobësitë serioze, përçarjet dhe parcializimin e skajshëm të spektrit politik në Luginë të Preshevës si dhe mungesën e përkrahjes adekuate të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, qeveritë serbe në vazhdimësi po arrijnë me komoditet madje edhe me arrogancë t'i shkelin të drejtat elementare të Shqiptarëve madje edhe në fazën kur si kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian janë duke u përgatitur për hapjen e 35 kaptinave të paraqitura nga Brukseli.

Në kuadër të farsës së njohur politike qeveria e Serbisë po vazhdon të trumbetojë se Shqiptarët në Serbi nuk kanë asnjë problem pos që ata nuk donë t'i realizojnë të drejtat që Serbia i garanton atyre me Kushtetutën dhe ligjet e saja të bazuara në Konventat ndërkombëtare.

Në kuadër të këtyre lojërave të pakufi të qeverisë serbe në ditën e parë të vitit të ri shkollorë, spektaklit medial shumëvjeçar të kryetarëve të Trupit koordinues me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit i ndajnë çanta të zbrazëta shkollore nxënësve Shqiptarë, do t'i bashkëngjitet kësaj radhe edhe ministri i arsimit Verbiq. Mirëpo kjo vizitë e ministrit të arsimit në Luginë të Preshevës nuk është në funksion të promovimit të ndonjë përmirësimi të gjendjes shumë të vështirë në shkollat shqipe, por është tentim perfid për të amortizuar, së paku karshi faktorit ndërkombëtarë, gafet e kryeministrit Vuçiq i cili fillimisht kushtëzoi sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit Shqiptarë me pagesën e rrymës elektrike, e mandej pa asnjë mbulesë dha premtime boshe se do ta zgjidhë këtë problem shumëvjeçar brenda disa ditëve!

Kështu që edhe pas këtij spektakli krejtësisht të tejdukshëm të ministrit Verbiq, realiteti i vrazhdë në Luginë të Preshevës do të mbetet i pa ndryshuar. Edhe në këtë vit shkollorë në shkollat fillore do të mungojnë rreth gjysma e teksteve dhe doracakëve mësimorë. Gjersa në shkollat serbe të gjitha tekstet e katër klasave të para janë siguruar falas, në shkollat shqipe falas janë të siguruara vetëm libër leximi për klasën e dytë, të tretë dhe të katërt, tekstet e gjuhës serbe si gjuhë joamtare dhe teksti i lëndës "Bota rreth nesh" për klasën e parë dhe të dytë.
Andaj edhe është krejtësisht e arsyeshme situata në Luginë të Preshevës, ku në vend të përgëzimeve për vitin e ri shkollorë imponohen protestat si formë e rezistencës kundër diskriminimit shtetërorë që në forma perfide po e zbaton edhe qeveria aktuale serbe.

Mirëpo, është e papranueshme që udhëheqësit e pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc, edhe pse u takuan me përfaqësues të Këshillit Nacional të Shqiptarëve nuk pranuan që vendimi për protestë me të cilën iu drejtuan shkollave në gjuhën shqipe të jetë në emër të pushteteve lokale dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve, që do të kishte peshë dhe efekt shumë më të madh se ftesa që u bë në emër të subjekteve politike, thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë.kd

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEKRETOHET VAZHDIMI I MANDATIT TË GJYKATËSVE NDËRKOMBËTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS (09.01.2014)
ASKUSH NUK I DI PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS (09.01.2014)
MOIKOM ZEQO - TË MOS PRISHET SHATRIVANI NË QENDËR TË DURRËSI! (09.01.2014)
BASIR COLLAKU - PROTESTË PËR TË QENË TË LIRË (09.01.2014)
ORGANIZATORËT E PETICIONIT BËJNË THIRRJE - SOT TË GJITHË TEK KUVENDI PËR TA SHKARKUAR FULLANIN (09.01.2014)
KUVENDI MBLIDHET VETË, NËSE BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN KËTË JAVË (09.01.2014)
SHESH 'NËNË TEREZA" PËRGATITET PËR ARDHJEN E PAPËS (09.01.2014)
NDAHET NGA JETA AKTORJA E SHQUAR LIZA LASKA (09.01.2014)
FILLON VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË (09.01.2014)
NESËR VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË - EDHE SIVJET NË DISA ZONA SHKOLLAT DO TË HAPEN ME VONESË (08.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]