Kryesia e LDK-së, përmes një komunikate për media, thotë se
vlerëson se koalicioni i shumicës LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të
kaluar krizën institucionale dhe të hapë rrugë për ndërtimin e
institucioneve të reja të vendit.
"Në demokracitë parlamentare vendimet merren me shumicën e votave dhe
koalicioni paszgjedhor e ka këtë shumicë", është thënë në kryesinë e
LDK-së.
Kryesia e LDK-së kërkon nga kryesuesja e seancës konstituive,
deputetja Brovina, që, në përputhje me detyrimet kushtetuese, sa më parë
të thërrasë vazhdimin e Seancës.
"Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë Koalicionit LDK-AAK-Nisma
dhe partnerëve të tjerë për të implementuar vullnetin e shumicës
dërrmuese të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar sa më parë
institucionet e reja të vendit", përfundon komunikata e LDK-së.kd