VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYESIA E LDK I JEP MBËSHTETJE KOALICIONIT PASZGJEDHOR - THOTË SE LAN I KA MUNDËSITË E KRIJIMIT TË INSTITUCIONEVE TË REJA

E Hënë, 09.01.2014, 04:14pm (GMT1)

 

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të hënën, e vlerësoi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe publikimit të aktgjykimit lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Kryesia e LDK-së, përmes një komunikate për media, thotë se vlerëson se koalicioni i shumicës LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale dhe të hapë rrugë për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.

"Në demokracitë parlamentare vendimet merren me shumicën e votave dhe koalicioni paszgjedhor e ka këtë shumicë", është thënë në kryesinë e LDK-së.

Kryesia e LDK-së kërkon nga kryesuesja e seancës konstituive, deputetja Brovina, që, në përputhje me detyrimet kushtetuese, sa më parë të thërrasë vazhdimin e Seancës.

"Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe partnerëve të tjerë për të implementuar vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar sa më parë institucionet e reja të vendit", përfundon komunikata e LDK-së.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.