E Enjte, 04.25.2024, 05:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - PRESIDENTJA JAHJAGA MUND TË NDËRHYJË PËR FORMIMIN E INSTITUCIONEVE
Presidentja e Kosovës nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen e saj për zgjidhjen e ngërçit

E Martë, 09.02.2014, 07:29am (GMT+1)

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, nuk e përjashton mundësinë që të lehtësojë diskutimet ndërmjet forcave politike nëse ato nuk arrijnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik.

Edhe gati tre muaj pas zgjedhjeve të tetë qershorit, Kosova nuk ka formuar institucionet e reja, për shkak të ndasive të thella politike. Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, ndërsa e cilësoi detyrë të deputetëve që të gjejnë zgjidhje.

Zëdhënësi i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu tha se deputetët kanë mandatin e tyre, që buron nga vota e qytetarëve të vendit, për të gjetur zgjidhje për krijimin e institucionit të Parlamentit të Kosovës. Ai tha se presidentja Jahjaga do të veprojë në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe mandatit të saj duke respektuar plotësisht parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e secilit institucion.

"Zgjidhjet nuk mund t'iu imponohen por ato duhet të gjenden nga vetë të zgjedhurit e popullit. Përmbyllja me sukses e krijimit të institucioneve të Kosovës, përmbushë pritjet e qytetarëve dhe ndihmon proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, prandaj në këtë kohë duhet një kulturë demokratike dhe pjekuri politike e secilit subjekt politik. Megjithatë në rast të rrezikimit të funksionimit të shtetit dhe pengimit të proceseve, nuk përjashtohet mundësia e lehtësimit të diskutimit ndërmjet forcave politike", tha zoti Vllahiu.

Gjykuar nga qëndrimet aktuale të partive politike, ndërhyrja për të vendosur dialogun politik duket pothuajse e pashmangshme. Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, që doli e para në zgjedhje, Hashim Thaçi, tha se së shpejti do të mblidhet Parlamenti për të hapur rrugën e krijimit të institucioneve, duke respektuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se kësaj partie i takon të zgjedhë kryetarin e parlamentit si dhe të provojë e para edhe formimin e qeverisë.

"Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur më 8 qershor. Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mirë, që t'i ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta çojnë Kosovën përpara", tha zoti Thaçi.

Partia Demokratike e cila ka 37 deputetë, nuk e ka aktualisht numrin e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit, zgjedhje që kërkon të paktën 61 vota.

Pas zgjedhjeve, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, krijuan një koalicion me 47 deputetë më synimin për të formuar institucionet. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky koalicion do ta lërë Partinë Demokratike në opozitë.

"Nuk parashihet as komunikim, as marrëveshje as negocim, qoftë për postin e krye parlamentarit, qoftë për institucionet e vendit", tha zoti Haradinaj.

Ai tha se blloku i këtyre tri partive do të kërkojë mbajtjen e mbledhjes së parlamentit nëse këtë nuk e bënë deri në fund të javës, Partia Demokratike. Deputetja më e vjetër Flora Brovina së cilës i takon ta caktojë seancën, kishte deklaruar se do ta bëjë këtë vetëm kur të ketë një marrëveshje ndërmjet partive politike.

Gjykata Kushtetuese tha në vendimin e saj për anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit se "askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit te Parlamentit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve te reja parlamentare".

Vëzhguesit pohojnë se qëndrimet tërësisht të ndryshme të kampeve politike e bëjnë të domosdoshëm hapjen e dialogut politik të lehtësuar nga presidentja e Kosovës, apo edhe diplomacia perëndimore, qoftë për të formuar institucionet, qoftë edhe për të çuar vendin në zgjedhje të reja.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYESIA E LDK I JEP MBËSHTETJE KOALICIONIT PASZGJEDHOR - THOTË SE LAN I KA MUNDËSITË E KRIJIMIT TË INSTITUCIONEVE TË REJA (09.01.2014)
SHOW POLITIK I BEOGRADIT ME MËSIMIN SHQIP NË LUGINËN E PRESHEVËS (09.01.2014)
DEKRETOHET VAZHDIMI I MANDATIT TË GJYKATËSVE NDËRKOMBËTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS (09.01.2014)
ASKUSH NUK I DI PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS (09.01.2014)
MOIKOM ZEQO - TË MOS PRISHET SHATRIVANI NË QENDËR TË DURRËSI! (09.01.2014)
BASIR COLLAKU - PROTESTË PËR TË QENË TË LIRË (09.01.2014)
ORGANIZATORËT E PETICIONIT BËJNË THIRRJE - SOT TË GJITHË TEK KUVENDI PËR TA SHKARKUAR FULLANIN (09.01.2014)
KUVENDI MBLIDHET VETË, NËSE BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN KËTË JAVË (09.01.2014)
SHESH 'NËNË TEREZA" PËRGATITET PËR ARDHJEN E PAPËS (09.01.2014)
NDAHET NGA JETA AKTORJA E SHQUAR LIZA LASKA (09.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]