VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SKENARI I PDK DHE KUNDËRPËRGJIGJA E LAN

E Martë, 09.02.2014, 09:19am (GMT1)

Sipas skenarit, për të cilin flasin burime nga PDK-ja, seanca do të fillojë me propozimin e kryetarit të Kuvendit nga PDK-ja, ndërkohë që LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, do të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë, për, kundër, apo të abstenojnë.

Nëse dështon kandidatura e PDK-së, blloku LDK-AAK- Nisma, do të kërkojë të drejtën e kandidimit të Isa Mustafës, e nëse kjo refuzohet nga kryesuesja Flora Brovina, atëherë do të nxirret mocioni për rrëzimin dhe zëvendësimin e kryesueses, raporton tribuna.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit ku si pikë e vetme parashihet të jetë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë, pritet të përcillet me një skenar tjetër krahasuar me mbledhjen e ndërprerë të 17 korrikut.

Verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pritet të konsiderohen pika të përmbyllura qysh më 17 korrik.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.