VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVË - PROKURORIA PO HETON FIGURA TË NJOHURA PUBLIKE E KOMPANI TË MËDHA

E Martë, 09.02.2014, 04:48pm (GMT1)

 

Prokuroria e shtetit është duke hetuar 50 raste të krimeve të rënda ku përfshihen figura të njohura publike dhe kompani të mëdha, raporton KTV.

Me rastin e funksionalizimit të ekipit hetimor për shenjestrimin dhe përzgjedhjen e rasteve më të rënda në Prokurorinë e Shtetit, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha ka bërë të ditur se në kuadër të këtyre hetimeve përfshihen edhe, siç thotë ai peshqit e mëdhenj.

Ndërsa Koordinatori Kombëtar për luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, ka konfirmuar se njëri ndër hetimet e para të këtij ekipi hetimor është rasti i Kompanisë "HIB PETROL", duke thekuar se prokuroria nuk paragjykon rrjedhën përfundimtare të hetimit nëse do të ketë apo jo aktakuzë. E objektivi kryesor i këtij ekipi sipas përfaqësuesit të caktuar nga U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit për shenjëstrimin e veprave penale Elez Blakaj është hetimi dhe konfiskimi i dobisë pasurore të përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.