BEOGRADI PËRGJYSMON NUMRIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË LUGINË
E Martë, 09.02.2014, 09:11pm (GMT+1)
Deputeti i Kuvendit të Serbisë Shaip Kamberi ka deklaruar sot
se ai dhe Riza Halimi kanë kërkuar bisedime urgjente me autoritete të
Beogradit për shkak të zvogëlimit të numrit të anëtarëve nga Këshilli
Kombëtar Shqiptar nga 29 në 15.
Kamberi në një deklaratë për FoNet, transmeton Koha.net ka vlerësuar
se zvogëlimi është i papranueshëm, ndërsa pushteti në Beograd ka
"sqaruar numri është caktuar në bazë të regjistrimit të popullsisë" të
cilin shqiptarët në Luginë e kanë bojkotuar.
Edhe liderë të tjerë të partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës janë deklaruar kundër këtij vendim të Beogradit.
www.voal-online.ch
|