VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLAN ËSHTË I VENDOSUR QË SEANCA PLENARE TË MBAHET NESËR

E Enjte, 09.11.2014, 05:20pm (GMT1)


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni VLAN, Ramush Haradinaj tha se blloku është i vendosur që seanca të mbahet nesër pasi sipas tij nuk ka asnjë arsye që kjo të shtyhet.

"Ne jemi të informuar për këtë kumtesë, personi i koalicionit AAK-së, LDK-së, VV-së dhe Nismas është që seanca të mbahet nesër të mos shtyhet dhe kërkesa jonë ndaj listës Srpska është që të vijnë në seancë pavarësisht kësaj kërkese", ka thënë Haradinaj, përcjell kp.

"Edhe pse partneriteti jonë me ta nuk ka ndryshuar, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që të shkohet nesër në seancë. Ne mendojmë që është e panevojshme për shtyrje të seancës në këtë kohë 24 orë para fillimit të seancës, çdo paqartësi që ka mund të zgjidhet edhe në seancë ne insistojmë që seanca të mbahet ashtu siç është paraparë dhe secili anëtar të jep kontributin e vet në seancë", ka thënë Haradinaj.

Ai tha se presin ta zgjedhin kryetarin edhe pa Listën Srpska.

Kurse, kryetari i grupit 6 plus Mahir Yagcilar pas takimit me PDK-në dhe Bllokun tha për medie se e kanë njoftuar bllokun se do ta përkrahin kandidatin e PDK-së në seancën e nesërme konstituive.

Ai tha se do ta përkrahin kandidatin e PDK-së në herën e parë dhe nëse nuk merr shumicën, atëherë do të shohin edhe përkrahje të tjera.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.