VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SKANDAL - NË JUGOSLLAVI JANË SHITUR 10 MIJË FËMIJË PËRGJATË 40 VITEVE TË FUNDIT

E Premte, 09.12.2014, 08:24am (GMT1)



Gjatë 40 viteve të fundit në Jugosllavi, janë shitur dhjetë mijë fëmijë, dhe çmimi i tyre ka shkuar nga 15000 deri në 40000 euro.

"Në trafikimin e fëmijëve kanë qenë të përfshirë shumë doktorë, mami, pastruese, shërbime sociale dhe policë gjithashtu", thotë Vladimir Cicarevic, kryetari i shoqatës serbe "Familjarët e fëmijëve të zhdukur".

"Gjatë githë jetës sime kam vënë re që diçka nuk ishte në rregull dhe se nuk u përkas atyre. Në familjen time daneze, familjarët të gjithë janë biondë, ashtu i kanë edhe sytë dhe flokët, ndërsa unë jam zeshkan. Dhe pastaj, nëna daneze më ka treguar atë që më kishin fshehur. Më kishin blerë për 20 mijë marka nga Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e mi të vërtetë janë serbë", thotë Anders Olsen, i cili para rreth 44 vitesh kishte lindur në Slankamen si Serxhan Milinkovic.

Edhe pse Gjykata Evropiane në Strasburg është njoftuar vetëm për 600 raste të tilla, sipas shoqatës së "Prindërve të zhdukur",  numri i fëmijëve të shitur nga Serbia është shumë herë më i madh. Shekulli
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.