VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA - PDK DHE GJYKATA KUSHTETUESE TË NA SQAROJNË: SI MUND TA FORMOJNË QEVERINË PA SHUMICËN PARLAMENTARE

E Premte, 09.12.2014, 08:38am (GMT1)



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se PDK-në dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta argumentojnë para opinionit sesi në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare.

Mustafa është ndalur te gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim dhe shpjegimi i tij për sistemin parlamentar.

Ja çfarë ka shkruar Mustafa në facebook:

Gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim e shpjegoi qartë sistemin parlamentar. Ai theksoi se "Kosova është sistem parlamentar dhe kësisoj pa e pasur shumicën parlamentare s'mund ta formosh qeverinë".

Rrjedhimisht, pa e pasur shumicën parlamentare, mund ta propozosh edhe qeverinë edhe organet e Kuvendit, por vetëm shumica i zgjedh ato.

Kjo ka qenë e njohur për të gjithë ne, por mbetet tani të bëhet e njohur edhe për PDK-në dhe Gjykatën Kushtetuese, ose këto dy palë ta argumentojnë para opinionit se si në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare. Nëse, së paku Gjykata Kushtetuese nuk e bën këtë, atëherë ajo përfundimisht e vërteton se nuk qëndron të jetë një institucion i pavarur, sipas Kushtetutës, por ka marrë anë politike në këtë proces jetik për Kosovën.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.