VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRKUJTOHET 16 VJETORI I VRASJES SË AZEM HAJDARIT

E Premte, 09.12.2014, 03:32pm (GMT1)



TIRANË, 12 Shtator /ATSH- Partia Demokratike ka përkujtuar sot 16- vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, duke bërë nderime te momeriali i tij në qendër të Tiranës.

Drejtues të lartë të Partisë Demokratike, simpatizante, miq dhe të afërm, kanë qenë sot pranë momerialit të Azem Hajdarit, ku priheshin nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. "Azem Hajdari dhe bashkëpunetori i tij Besim Çere, u vrane 16 vjet më parë nga dora kriminale e armiqve të lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të shqiptareve. Vrasja e tribunit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit, Azem Hajdari, ishte një përpjekje e kotë për të rrëzuar bashkë me trupin e tij edhe idealet dhe vlerat për të cilat ai dhe miqte e tij u ngritën në dhjetorin e 1990-s, për të cilat u themelua dhe nisi misionin e saj historik Partia Dmkratike, për të cilën u përkushtuan mijëra shqiptarë për të përmbysur terrorin më të egër të Evropës e për ta zëvendësuar atë me Shqipërinë e paqës, lirisë, demokracisë, vlerave me të çmuara të qytetrimit evropian".

"Azem Hajdari përbën zemrën tonë, forcën tonë, vendosmerinë tonë për të qëndruar fortë për vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe shtetit ligjor, përgjegjësisë para ligjit dhe të drejtat dhemelorë te qytetarëve. Sot në emer të PD-se e të çdo demokrati zotohemi se do mbrojmë vlerat e demokracisë", përfundoi Basha.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.