E Premte, 04.19.2024, 07:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - KRIZA AKTUALE ËSHTË LOJË E BEOGRADIT QË SYNON TA DËRGOJË KËTË VEND NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME

E Premte, 09.12.2014, 03:49pm (GMT+1)


LDK-AAK dhe Nisma për Kosovën e quajnë skandaloz vendimin për shtyrjen e seancës së parlamentit.

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, thanë sot se shtyrja e seancës së Parlamentit të Kosovës e paraparë për sot, ishte skandaloze dhe e pa kuptimtë.

Vendimi për shtyrjen e seancës për datën 18 shtator u mor të enjten në një takim të Partisë Demokratike dhe partive të pakicave kombëtare të organizuar nga kryesuesja e Parlamentit Flora Brovina. Takimi u bojkotua nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se ky ishte një veprim skandaloz i kryesueses dhe një shërbim i radhës që ajo i ka bërë Partisë Demokratike të Kosovës.

"Ne nuk kemi asnjë problem me komunitetet etnike. Ne i kuptojmë specifikat dhe pozicionin e tyre, ajo që na habit është vendimi i kryesueses për ta shtyrë seancën. Është i panevojshëm, i pakuptimtë. Seanca ka qenë e thirrur, është dashur të mbahej. Shqetësimet e grupeve parlamentare ose listës serbe mund të paraqiten edhe në seancë, por shtyrja e seancës në këtë mënyrë është një lloj arbitrariteti", tha zoti Haradinaj.

Shtyrja e seancës së parlamentit pasoi kërkesën e Listës serbe, e cila kishte kërkuar këshillime shtesë me Beogradin për shkak të, siç është thënë, zhvillimeve të reja politike që pasuan përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin me Lidhjen Demokratike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën. Me këtë përfshirje lëvizja Vetëvendosje pritet që të udhëheqë procesin e bisedimeve me Serbinë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se koalicioni i ka votat e mjaftueshme për ndërtimin e institucioneve, ndërsa është e drejtë e secilit grup që të vendos për votat e tij.

"Unë besoj se ne kemi shumicën e votave, dhe kjo është e rëndësishme për ne. Lista Serbe dhe të tjerët do të vendosin për votat e tyre, por në çdo situatë ne kemi shumicën në parlament, dhe në një sistem parlamentar duhet ta dijë çdo njeri se vendos shumica për të gjitha zgjedhjet", tha zoti Mustafa.

Shtyrja e seancës, për vëzhguesit është i dëmshëm për shkak të ndërhyrjeve që po ndodhin për mënyrën e themelimit të institucioneve. Fisnik Korenica nga Grupi për studime juridike dhe politike thotë se kërkesa e listës serbe është një ndërhyrje dhe pranim i drejtpërdrejtë i përfshirjes së Beogradit në skenën politike të Kosovës.

"Çfarë ka qëllim Beogradi? Beogradi ka për qëllim që ta shtyjë një skenar me të cilin çfarëdo koalicioni që ndërtohet qeverisës qoftë me PDK-në apo me bllokun LDK-AAK-Nisma, lista serbe të jetë ajo në fakt që e bënë të mundur bartjen e shumicës parlamentare, pra të jetë një partner kryesor i koalicionit dhe jo një partner i numrave i koalicionit. Kjo i bien që Beogradi nuk ka dëshirë që në Kosovë të ketë një koalicion me shumicë shqiptare dhe ku lista e saj serbe është në fakt një faktorë ndihmës dhe jo faktor qendror i koalicionit", tha zoti Korenica.

Zoti Korenica thotë se që nga dje kriza nuk është më vetëm ndërmjet partive politike shqiptare por një krizë ku hyn në lojë edhe Beogradi.

"Nëse partitë politike të Kosovës vazhdojnë të mos kenë përgjegjësi për mënyrën se si duhet themeluar institucionet, se si duhet nganjëherë që të hiqet dorë nga interesat personale për mos e lënë Serbinë që të shndërrohet në faktor themelor në ndërtimin e qeverisë, duhet të jeta ajo që t'i prijë këtij procesi dhe jo e kundërta që interesi partiak të jetë qëllimi parësor mbi të cilën këto parti politike presin që ta qeverisin vendin", tha zoti Korenica.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, anuloi muajin e kaluar zgjedhjen e kryetarit të parlamentit në seancën e 17 korrikut, ndërsa tha se i takon Partisë Demokratike të propozojë kryetarin si grupi më i madh i dalë nga zgjedhjet e tetë qershorit. Partia Demokratike e cila ka 37 deputetë, nuk e ka aktualisht numrin e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit, zgjedhje që kërkon të paktën 61 vota.

Zhvillimet e deritashme politike e kanë bërë shumë sfidues procesin e formimit të institucioneve të reja dhe kanë lanë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRKUJTOHET 16 VJETORI I VRASJES SË AZEM HAJDARIT (09.12.2014)
KOALICIONI PASZGJEDHOR - E PAPRANUESHME SHTYRJA E SEANCËS, JEMI GATI TË TAKOHEMI ME PRESIDENTEN E KOSOVËS, NËSE NA FTON (09.12.2014)
BRUKSELI NUK KA ASGJË KUNDËR QË BISEDIMET ME SERBINË T'I UDHËHEQË ALBIN KURTI (09.12.2014)
KOSOVË - ÇDO VIT ASGJËSOHEN MESATARISHT 700 HEKTARË TOKË BUJQËSORE (09.12.2014)
ISA MUSTAFA - PDK DHE GJYKATA KUSHTETUESE TË NA SQAROJNË: SI MUND TA FORMOJNË QEVERINË PA SHUMICËN PARLAMENTARE (09.12.2014)
SKANDAL - NË JUGOSLLAVI JANË SHITUR 10 MIJË FËMIJË PËRGJATË 40 VITEVE TË FUNDIT (09.12.2014)
VETËVENDOSJE - PDK DHE BEOGRADI ZVARRISIN QËLLIMSHËM FORMIMIN E INSTITUCIONEVE (09.12.2014)
VLAN ËSHTË I VENDOSUR QË SEANCA PLENARE TË MBAHET NESËR (09.11.2014)
BEOGRADI SHTYN SEANCËN KONSTITUTIVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS (09.11.2014)
KOSOVA E KËRCËNUAR NGA GRUPE E INDIVIDË ME QËLLIME SEPARATISTE-POLITIKE (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]