VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - POLITIKA MAQEDONASE, RECETË SI SHKATËRROHET SHTETI

E Shtunë, 09.13.2014, 07:58am (GMT1)



SHKUP - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup kritikoi sjelljen politike të shtetit maqedonas. Pol Uolers, ambasadori, tha se politika që bëjnë liderët "është recetë se si shkatërrohet një shtet dhe jo politikë që ndihmon tejkalimin e konflikteve".

Zoti Uolers e bëri deklaratën në Konferencën Shkencore me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. "Në përgjithësi, liderët politikë në Maqedoni politikën e shohin si lojë për përfitime personale dhe partiake"- tha ambasadori, citon "˜Zhurnal'. Sipas zotit Uolers "fatkeqësisht", sikurse cilësoi, në shtetin maqedonas, "sheh liderë që politikën e shohin si lojë afatshkurtër për të përfituar për vete dhe për partinë e vet".

Në këndvështrimin e ambasadorit Uolers kjo "nxit konflikt në vend që të punojnë për t'i zgjidhur konfliktet". "Mendoj se kjo është recetë për të shkatërruar shtetin"- citoi i njëjti burim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.