E Mërkurë, 04.24.2024, 03:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - NXËNËSIT MBAJNË ME VETE ARMË TË FTOHTA DHE ARMË ZJARRI

E Shtunë, 09.13.2014, 03:27pm (GMT+1)



Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, jo rrallë në çantat e tyre bartin armë të ftohta, por edhe armë zjarri.

Autoritetet e rendit thonë se një numër i konsiderueshëm i këtyre rasteve janë të evidentuar në këtë shërbim.

Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bazuar në të dhënat e policisë lidhur me rastet që janë raportuar në shkolla, apo afërsisë së shkollave, në periudhën janar-gusht të këtij viti, janë identifikuar dy raste me armë zjarri, ndërsa armë të ftohta 39 raste, duke bërë edhe krahasimin me më herët.

"Sa i përket vitit 2013, 7 raste kanë qenë posedim i armëve të zjarrit dhe 11 raste posedim i armëve të ftohta. Ne, në kuadër të planeve të policisë sa i përket sigurisë në shkolla, kemi policë që janë ekskluzivisht të angazhuar për këtë çështje dhe që punojnë me rroba civile. Pra, bëhet fjalë për vendet ku ka predispozita në disa  rajone".

"Ata kryesisht merren me vëzhgimin dhe parandalimin e rasteve, dhe bashkëpunojnë shumë me vetë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave. Në ato zona ku nuk kemi raste të raportuara, policë të sektorit që janë të caktuar për këtë çështje kontaktojnë vazhdimisht me drejtorë të shkollave, vizitojnë shkollat dhe trajtojnë raste në rast të paraqitjes", ka thënë Sadriu.

Në anën tjetër, Alush Istogu, drejtor i Departamentit të Administratës së Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, ka bërë të ditur se institucioni në fjalë ka krijuar infrastrukturë ligjore për përgjegjësit në shkolla, ku me këtë çështje merren vetë drejtorët e shkollave komunale, mësimdhënësit, si dhe vetë nxënësit dhe prindërit e tyre.

 "Ministria e Arsimit e ka krijuar një infrastrukturë ligjore ku në udhëzimin administrative jep shumë qartë detyrat dhe përgjegjësit  e shkollës, nxënësve dhe prindit. Është një çështje e zbatimit të këtij udhëzimi përmes shkollës", ka theksuar Istogu.

Megjithëkëtë, ai ka shtuar se nuk e kanë pasur asnjë rast kur Ministria e Arsimit është njoftuar për raste të tilla.

"Ne, si ministri as të vetmen ankesë nuk e kemi në këtë drejtim. Ndodh që kanë gjetur armë, por këto çështje kanë mbetur në nivel komune. As  edhe një njoftim të tillë nuk e kemi si ministri. Informatat mund t'i marrim përmes shtypit. Mendoj se në raste të tilla do të duhej të përcillej njoftimi edhe në Ministri, por siç duket informata mbetet brenda përbrenda komunave", shton ai.   

Por, psikologët në vend thonë se janë disa faktorë që i shtyjnë fëmijët të mbajnë  armë në shkolla.

Mimoza Shahini, psikologe, ka deklaruar se disa fëmijë ndodh që ndihen të pasigurt, gjë që siç thotë ajo, ka pasur raste kur në Kosovë ka pasur vrasje brenda mjedisit të shkollës.

"Mbajtja e armëve në shkolla është e lidhur me faktorin social edhe me faktorin individual, por mbi të gjitha është e lidhur me sigurinë dhe qetësinë në shkolla. Duket sikur fëmijët kanë filluar ta perceptojnë shkollën jo si një ambient të sigurt dhe të cilët aty mund të shkojnë dhe të mos ndodhë asgjë".

"Ky është një fakt se ne jemi dëshmitarë se ka ndodhur vrasje brenda mjedisit të shkollës. Perceptimi që fëmija ka për shkollën dhe se shkolla është ambient i sigurt ose jo, është një faktor që ta shtyjë atë të marrë armë me vete".

"E dyta është që ne jemi të vetëdijshëm që shantazhimi nga grupet ka filluar të rritet vitet e fundit, e që lidhet me kërcënimin që i bëhet fëmijës - mendoj që ky mund të jetë një faktor tjetër që armën e merr si vetëmbrojtje", ka vlerësuar Shahini.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRKOMBËTARËT - AS KËSAJ RADHE NUK PO NDËRHYJMË NË KRIJIMIN OSE MOSKRIJIMIN E INSTITUCIONEVE (09.13.2014)
VIZITA NË TIRANË - PAPA FRANÇESKU NUK PRANON QË HASHIM THAÇI TË JETË PJESË E TAKIMEVE (09.13.2014)
SHBA - POLITIKA MAQEDONASE, RECETË SI SHKATËRROHET SHTETI (09.13.2014)
KOALICIONI PASZGJEDHOR - 'LISTA SERBE' MË PARË NUK KISHTE SHPREHUR SHQETËSIME NDAJ VETËVENDOSJES (09.13.2014)
KOSOVË - KRIZA AKTUALE ËSHTË LOJË E BEOGRADIT QË SYNON TA DËRGOJË KËTË VEND NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (09.12.2014)
PËRKUJTOHET 16 VJETORI I VRASJES SË AZEM HAJDARIT (09.12.2014)
KOALICIONI PASZGJEDHOR - E PAPRANUESHME SHTYRJA E SEANCËS, JEMI GATI TË TAKOHEMI ME PRESIDENTEN E KOSOVËS, NËSE NA FTON (09.12.2014)
BRUKSELI NUK KA ASGJË KUNDËR QË BISEDIMET ME SERBINË T'I UDHËHEQË ALBIN KURTI (09.12.2014)
KOSOVË - ÇDO VIT ASGJËSOHEN MESATARISHT 700 HEKTARË TOKË BUJQËSORE (09.12.2014)
ISA MUSTAFA - PDK DHE GJYKATA KUSHTETUESE TË NA SQAROJNË: SI MUND TA FORMOJNË QEVERINË PA SHUMICËN PARLAMENTARE (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]