VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TELEFONIA CELULARE - OPERATORI SERB MTS KA SHTRIRJE NË MBI 70% TË TERRITORIT TË KOSOVËS E Shtunë, 09.13.2014, 07:34pm (GMT1) Operatorët ilegalë të telefonisë mobile po vazhdojnë t'u shkaktojnë probleme të mëdha operatorëve të licencuar vendës, e për pasojë, përpos tyre, dëme kanë edhe qytetarët. Nga operatorët e licencuar, PTK-ja, në këtë rast Vala, është ndër më të atakuarit. Operatori serb MTS, sipas të dhënave që ka PTK-ja, ka shtrirje në mbi 70% të territorit dhe prin për nga operatorët ilegalë që shkaktojnë më së shumti interferenca. E vetmja mënyrë për t'i ikur interferimit të valëve, sipas zyrtarëve të PTK-së, është heqja e kërkimit të valëve në mobil nga mënyra automatike në atë manuale, si mënyra më e lehtë për t'u ikur këtyre interferimeve. Megjithëse Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka marrëveshje me vendet e tjera, pos Serbisë, për valët, ato nuk po e respektojnë atë. Ekipet e KTV-së gjatë dy ditëve të fundit kanë vërtetuar prezencën e valëve nëpër regjione të ndryshme të vendit. Gjatë qëndrimit në Ferizaj janë gjetur edhe valët e operatorit serb MTS. Ndërkaq në regjionin e Dukagjinit janë gjetur valët e operatorëve të Shqipërisë. Me gjithë kërkesën e bërë nga KTV-ja, ARKEP-i nuk u është përgjigjur fare pyetjeve në lidhje me veprimet që ka ndërmarrë për të parandaluar operimin e këtyre operatorëve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |