VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së

E Djelë, 09.14.2014, 08:17am (GMT1)



Presidentët e Kosovës kanë shkelur seriozisht Kushtetutën, veçmas Fatmir Sejdiu dhe ushtruesi i kësaj detyre, Jakup Krasniqi, ka thënë Andrea Capussela.

Ai nuk ka lënë pa faj as kryetaren aktuale, Atifete Jahjaga, e cila u vazhdoi "jashtëligjshëm" mandatin gjyqtarëve ndërkombëtarë të Kushtetueses.

Duke folur për raportin president-Gjykatë Kushtetuese, eksperti i çështjeve juridike, italiani Capussela, në intervistën dhënë "Kohës Ditore", ka theksuar se këto institucione prapa ekranit të paanshmërisë formale, po shërbejnë si instrumente për strategjitë e PDK-së.

Ish-shefi i Departamentit ekonomik në zyrën e përfaqësuesit special të BE-së, Peter Feith (ICO), ka shtuar se presidentët nuk duhet të pyesin për gjithçka Gjykatën Kushtetuese, siç ishte rasti me presidenten Jahjaga për çështjen e mandatarit. Shfrytëzimi i tillë i gjykatës, siç ka thënë Capussela, shtrembëron funksionet e gjyqtarëve dhe ngatërron marrëdhëniet midis autoriteteve politike dhe ligjore.

Juristi nga Italia vlerëson se nuk do të ishte e shëndetshme që Kosova të ketë një president ekzekutiv...
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.