FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE
E Djelë, 09.14.2014, 08:59am (GMT+1)
Familjarët e Sinan Mujës, gjilanasit të vrarë në "Shtetin Islamik", këshillojnë të rinjtë kosovarë që të mos marrin rrugë për në tokën arabe, ngase ato janë rrugë të paqarta.
Bashkëshortja e Sinanit bashkë me fëmijën kanë ngelur në Siri, derisa ekspertët e teologjisë bëjnë thirrje të mos shkohet në Siri.
Sinani fillimisht kishte gënjyer familjen se po shkonte në Mal të Zi për të punuar, ai kishte lëshuar edhe mjekër.
Sinani ishte larguar nga Kosova sot një muaj, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël 3 vjeçare, shkruan Zëri.
Familja thotë se më vonë kishin folë në telefon dhe u kishte treguar se ndodhej në Siri.
www.voal-online.ch
|