E Enjte, 04.25.2024, 10:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN

E Djelë, 09.14.2014, 06:55pm (GMT+1)



Braktisja e shkollës nga nxënësit vazhdon të mbetet çështje shqetësuese si për institucionet përkatëse, po ashtu edhe për ekspertë dhe sindikatën e arsimit.

Në statistikat e Ministrisë së Arsimit, vërehet se viteve të fundit, është rritur numri i braktisjes së shkollës. Konkretisht kjo rritje vërehet te nxënësit e shkollës së mesme. Ndërkaq, meshkujt janë ata që më shumë e kanë braktisur shkollën.

Përderisa në vitin shkollor 2002/2003 shkollën e kishin lënë 1,554 nxënës pas një dekade në vitin 2011/2012 shkollën e kanë braktisur 2,642 nxënës.

Rritja e numrit të nxënësve që braktisin shkollën vërehet që nga viti 2007, kur numri ka qenë 2,425, duke u rritur në vitin 2008 në 3,321, në vitin 2009 -3,246, në vitin 2010 numri i nxënësve që për arsye të ndryshme kanë lënë shkollën ishte 3,208, kurse në vitin 2011, shkollën e braktisën 3,135 nxënës.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit pohojnë se braktisja e shkollës është evidente, por që listat për nxënësit që kanë e braktisur shkollën, nuk janë të përpiluara mirë, pasi, sipas tyre, mund të ketë edhe lëvizje të nxënësve nga një rajon në rajonin tjetër.

Alush Istogu, drejtor i Departamentit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tregon se është formuar një Këshill Kombëtar për Parandalimin e braktisjes së shkollës nga nxënësit.

"Jemi duke analizuar këtë çështje dhe në takimin e ardhshëm, me drejtorët komunalë, një ndër pikat e veçanta kemi edhe çështjen e parandalimit të braktisjes së shkollës. Megjithatë, ne jemi duke pastruar listat, ka shumë raste që fëmijët janë në botën e jashtme, por nuk ka kurrfarë dëshmie që është jashtë, por shkolla nuk guxon ta fshijë nga lista. Aktualisht, jemi duke i pastruar listat", thotë Istogu.

Gjendja e vështirë socio-ekonomike, ëndrrat për migrim, konsiderohen arsyet e heqjes dorë nga shkolla, thonë ekspertë dhe përfaqësues të Sindikatës së arsimit.

Dukagjin Pupovci, udhëheqës në Qendrën për Arsim të Kosovës, për Radion Evropa e  Lirë, thotë se për shkak të kushteve të vështira fëmijët meshkuj janë të "detyruar" të braktisin shkollën dhe të punojnë për të mbështetur financiarisht familjet e tyre.

"Kjo është një situatë, e cila do ta përcjellë Kosovën edhe për një periudhë të caktuar derisa të vazhdojë gjendja ekonomike ekzistuese.  Por, më gëzon fakti se më nuk është e pranishme ajo dukuria që edhe vajzat të braktisin shkollën, qoftë për shkak të edukatës patriarkale, apo martesave të hershme. Këto, pra, tani janë përjashtime", shprehet Pupovci.   

Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 32 për qind e të papunëve në vend janë të moshës 15- 24 vjeç. Dhe, më shumë se një e treta e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë, gjatë vitit 2012 nuk ishin në arsim, punësim apo trajnim.

Edhe Rrahman Jasharaj, udhëheqës i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, konsideron se shkalla e lartë e papunësisë është arsyeja kryesore e braktisjes së shkollës.

Duke e quajtur si fenomen shqetësues, Jasharaj thotë se kanë kërkuar nga autoritetet që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

"Për nxënësit e shkollave të mesme, nganjëherë mendojmë se është  mosha e caktuar dhe ata fëmijë e shohin veten më "˜interesant'  në tregun e punës dhe kryesisht merren me shitjen e cigareve dhe me punë të tjera, që ne i vlerësojmë si të ndaluara", shprehet Jasharaj.

Përderisa vërehet rritje e numrit të nxënësve të shkollës së mesme, të cilët kanë braktisur shkollën, rënie e braktisjes së shkollës vërehet te nxënësit e shkollës fillore.

Në vitin 2002 shkollën e kishin braktisur 5,682 nxënës për derisa në vitin 2012 kjo shifër ka rënë në 1,339.

Përfundimi i arsimit fillor është i obliguar edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle - SHQIPËRIA PAS SKANDALIT NË BANKËN QENDRORE (09.14.2014)
FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE (09.14.2014)
ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së (09.14.2014)
TË SHTËNA NË VERI TË MITROVICËS - NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR (09.14.2014)
IMZOT RROK MIRDITA - PAPA FRANÇESKU SJELL MESAZHE TË MËDHA PËR KOMBIN DHE SHOQËRINË SHQIPTARE (09.13.2014)
TELEFONIA CELULARE - OPERATORI SERB MTS KA SHTRIRJE NË MBI 70% TË TERRITORIT TË KOSOVËS (09.13.2014)
ARIAN ZEKA - NGËRÇI POLITIK PARALIZOI EKONOMINË (Intervistë) (09.13.2014)
KOSOVË - NXËNËSIT MBAJNË ME VETE ARMË TË FTOHTA DHE ARMË ZJARRI (09.13.2014)
NDËRKOMBËTARËT - AS KËSAJ RADHE NUK PO NDËRHYJMË NË KRIJIMIN OSE MOSKRIJIMIN E INSTITUCIONEVE (09.13.2014)
VIZITA NË TIRANË - PAPA FRANÇESKU NUK PRANON QË HASHIM THAÇI TË JETË PJESË E TAKIMEVE (09.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]