E Enjte, 04.25.2024, 01:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BE S'E KA PROBLEM NËSE BISEDIMET I UDHËHEQ VETËVENDOSJE

E Hënë, 09.15.2014, 07:13am (GMT+1)



Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës dhe nuk ka asnjë kundërshtim nëse bisedimet me Serbinë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu është shprehur Maja Kocijançiq në një prononcim për Radio Kosovën, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend.

"BE respekton proceset e brendshme në Kosovë, dhe rezultatet të cilat dalin nga këto procese dhe janë në përputhje me ligjet dhe proceset demokratike", ka theksuar Maja Kocijançiq, zëdhënësja e kryediplomates evropiane në largim, Catherin Ashton, në një prononcim për Radio Kosovën, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku bllokut të partive LDK-AAK dhe Nisma iu bashkua edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila fillimisht u tha se do të udhëheqë bisedimet me Serbinë, nëse blloku do të arrijë të formojë qeverinë.

Kocijançiq tha se dialogu konstruktive mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, është shumë i rëndësishëm të vazhdojë.

"Ne presim të qeveria e ardhshme e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjet e arritura, si dhe të angazhohet për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende", ka thënë ajo.

Ajo më tutje ka shtuar se krahas kësaj, Bashkimi Evropian mbështet reformat dhe perspektivën evropiane të Kosovës, prandaj, sipas saj, është më rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë.

"Angazhimi për të ardhmen evropiane të Kosovës është thënë mjaft qartë edhe më inicimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për këtë është interes thelbësorë për Kosovën vazhdimi i dialogut me Serbinë", është shprehur Kocijançiq.

Ndryshe, ditë më parë Blloku LDK-AAK-Nisma kanë nënshkruar një marrëveshje më Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për qëllim t'i pamundësojë PDK-së marrjen e pushtetit për të tretën herë me radhë, ndonëse kjo e fundit ka dalë si partia e parë në zgjedhjet e qershorit.

Njëra ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje është edhe dialogu ndërshtetëror me Serbinë, i cili është përfolur se do të udhëhiqet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por gjë e cila më vonë është mohuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ku sipas këtij të fundit dialogun do ta udhëheqë Ramush Hardinaj, si i nominuari i bllokut për pozitën e kryeministrit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN (09.14.2014)
Deutsche Welle - SHQIPËRIA PAS SKANDALIT NË BANKËN QENDRORE (09.14.2014)
FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE (09.14.2014)
ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së (09.14.2014)
TË SHTËNA NË VERI TË MITROVICËS - NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR (09.14.2014)
IMZOT RROK MIRDITA - PAPA FRANÇESKU SJELL MESAZHE TË MËDHA PËR KOMBIN DHE SHOQËRINË SHQIPTARE (09.13.2014)
TELEFONIA CELULARE - OPERATORI SERB MTS KA SHTRIRJE NË MBI 70% TË TERRITORIT TË KOSOVËS (09.13.2014)
ARIAN ZEKA - NGËRÇI POLITIK PARALIZOI EKONOMINË (Intervistë) (09.13.2014)
KOSOVË - NXËNËSIT MBAJNË ME VETE ARMË TË FTOHTA DHE ARMË ZJARRI (09.13.2014)
NDËRKOMBËTARËT - AS KËSAJ RADHE NUK PO NDËRHYJMË NË KRIJIMIN OSE MOSKRIJIMIN E INSTITUCIONEVE (09.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]