VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STUDENTËT BLLOKOJNË HYRJEN E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

E Hënë, 09.15.2014, 09:21am (GMT1)



Grupi i Studentëve Protestues kanë bllokuar përsëri hyrjen e ndërtesës së rektoratit për të kundërshtuar kështu zgjedhjen e rektorit të ri Zejnullah Hasani, raporton KTV.

Rifat Krasniqi organizator i protestës ka thënë se po e kundërshtojnë zgjedhjen e rektorit pasi ajo është bërë në kundërshtim me statutin e UP-së. "Zejnullahu nuk ka pas votat e mjaftueshme dhe ai është zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme pasi edhe është votuar edhe nga baxhanaku i tij. Zejnullahu gjithashtu është njëri nga ata që ka dy punime në revista fiktive dhe se zgjedhja e tij është konflikt interesi.

Ne nuk jemi për të shkruar mediat e huaja për parregullsitë e këtij Universiteti por do të kundërshtojmë edhe në këtë formë pa dashur të përsëritet situata e para disa muajve", ka thënë Krasniqi. Në ndërkohë rektori ka hyrë brenda ndërtesës para se protesta të filloj ndërkaq jashtë kanë mbetur stafi administrativ. Për dallim nga protesta e kaluar kësaj radhe policia nuk ishte prezent në oborrin e rektoratit.

Rektori Ramadan Zejnullahu, është zgjedhur rektor për të vazhduar kështu mandatin dy vjeçar.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.