VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALBIN KURTI - TË ENJTEN PËRFUNDON PUSHTETI I PDK-së

E Hënë, 09.15.2014, 02:40pm (GMT1)



Ka përfunduar takimi i bllokut dhe Vetëvendosjes në të cilin është rreth seancës konstituive dhe mënyrës se si do të veprojnë për t'i zgjedhur institucionet.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se ende nuk janë takuar me listën serbe për ta sqaruar ato që i kanë kërkuar rreth marrëveshjes me VV-në.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se të enjten do të përfundojë pushteti i PDK-së ku do të formohen institucione të reja, transmeton kp . Ai nuk ka shpjeguar nëse do t'i japin sqarime listës serbe, e cila ka kërkuar se cili do të jetë pozicioni i VV-së në raport me bisedimet dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kurti ka ritheksuar se është e papranueshme shtyrja e seancës nga Flora Brovina vetëm 24 orë para se ajo të fillojë të mbahej.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.