E Premte, 04.19.2024, 05:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VLAN DHE LISTA SERBE NUK LËVIZIN NGA QËNDRIMET

E Martë, 09.16.2014, 08:39am (GMT+1)



Partneriteti i mundshëm i Listës Serbe me bllokun VLAN, që përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk është krejtësisht i papranueshëm për Listën Serbe, por vetëm qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e revidimit të marrëveshjes së Brukselit, kanë bërë të ditur zyrtarët e kësaj liste.

Aleksandar Jabllanoviq, kryetari Listës Serbe, e cila e përfaqëson bashkësinë serbe në Kuvendin e Kosovës me 9 deputetë, thotë për Radion Evropa e Lirë se subjekti që ai drejton, por edhe Qeveria e Serbisë, nuk e dëshiron dikë nga Lëvizja Vetëvendosje që zbaton politikën e kësaj të fundit, që nënkupton se në Bruksel duhet të bisedojnë dy vende të pavarura ose që niveli i dialogut të zbret në nivelin e bisedimeve vetëm me serbët e Kosovës.

"Vetëvendosje nuk është për ne tërësisht e papranueshme. Për ne është e papranueshme ajo pjesë e politikës, të cilën Vetëvendosje dëshiron ta zbatoj lidhur me marrëveshjen e Brukselit dhe në rrjedhën e mëtutjeshme të bisedimeve. Për popullin serb dhe për Beogradin zyrtar, i cili është një nga garantuesit e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit në vet terrenin e Kosovës, nuk është e pranueshme që pas marrëveshjeve të arritura, të bëhet revidimi i tyre. Dëshirojmë që nga ana e Prishtinës, në procesin e ardhshëm në Bruksel, të jetë nj person, i cili paraprakisht është i karakterizuar si dikush që vërtet e dëshiron pajtimin dhe përparimin në dialog", tha Jabllanoviq.

Në anën tjetër, Dardan Molliqaj, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë, se parimet dhe qëndrimet politike mbi të cilat është arritur marrëveshja e bllokut VLAN, paraqesin vullnetin mbi të cilin do të ndërtohen institucionet dhe qeverisja në Kosovë.

"Ne kemi thënë që pjesëmarrja e Listës Serbe në ndërtimin e institucioneve është obligim kushtetues dhe derisa kjo kushtetutë është në fuqi, atëherë ata do të jenë pjesë e organeve të qeverisjes. Lista Serbe nuk ka më pozicion politik, në bazë të së cilit ajo mund t'i imponoj qëndrimet dhe parimet politike".

 

"Ne kemi një marrëveshje, e cila është e ndërtuar mbi parime të qarta dhe nëse ata duan të jenë pjesë në institucione të Kosovës, këtë e kanë përmes këtyre parimeve politike që i kemi vendosur së bashku të katër subjektet, që përfaqësojnë 63 deputet në Parlamentin e Kosovës", u shpreh Molliqaj.

Ndryshe, Jabllanoviq thotë se Lista Serbe do ta bëjë publik qëndrimin e saj përfundimtar, ditën e mërkurë, një ditë para mbajtjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

"Lista Serbe nuk është palë e cila do të bisedoj me vetëvendosjen. Ne do të dalim të mërkurën me disa kërkesa tona definitive, sa u përket rrjedhave të ardhshme të marrëveshjeve të Brukselit dhe sqarimit të gjithë atyre dilemave se kush do t'i udhëheqë bisedimet në Bruksel në të ardhmen, si do të udhëhiqen ato dhe a do të vijë deri të revidimi i marrëveshjes së Brukselit. Do të kërkojmë sqarim për këto çështje nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj", theksoi Jabllanoviq.

Por, Avni Arifi, këshilltari i parë i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit për postin e kryeministrit, thotë për Radion Evropa e Lirë se blloku VLAN do t'i vazhdojë kontaktet e rregullta me Listën Serbe.

Siç thotë ai, në ditët në vijim, do të bisedohet me Listën Serbe për të sqaruar marrëveshjen e parimeve dhe mundësinë që Lista serbe të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

"Besoj që ato sqarime do të jepen dhe nuk shoh asnjë arsye pse të mos vazhdohet me partneritet. Në disa aspekte ne i kemi garantuar të gjithë faktorët relevant dhe opinionin se qasja e jonë ndaj dialogut është konstruktive dhe pozitive. Ne jemi të interesuar për dialog. Mirëpo, askush nuk duhet të ndihet i rrezikuar që dialogu ynë të jetë i përgatitur më mirë dhe gjithëpërfshirës, të kemi dialog me minoritetet. Besoj se më shumë kemi të bëjmë me çështje të sqarimit të pozicioneve se sa çështje të mosmarrëveshjeve dhe apo të moskuptimeve", tha Arifi.

Ndryshe, Lista Serbe, deri në marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje me bllokun LAN, kishte dhënë sinjale për një partneritet të mundshëm me këtë bllok.

Për të sqaruar situatën pas marrëveshjes e cila krijoi bllokun VLAN, Lista Serbe pati kërkuar shtyerjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte para parë për 12 shtator.

Kryesuesja e kësaj seance Flora Brovina, pas takimit me partitë politike, ku nuk morën pjesë partitë që përbëjnë bllokun VLAN, theksoi se seanca shtyhet për 18 shtator.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANALISTËT - NDËRKOMBËTARËT TË JENË MË AKTIVË PAS SEANCËS SË 18 SHTATORIT (09.16.2014)
PRESIDENTI NISHANI PËR GUVERNATORIN E RI DHE BISEDIMET ME PARLAMENTIN (09.16.2014)
Shqipëri - Konferencë për vizitën e PapësIMZOT RROK MIRDITA - NËPËR TOKËN E KORRUPSIONIT DHE TË PADREJTËSISË, NËPËR DETIN E TRAZUAR TË SHFRYTËZIMIT E TË MASHTRIMIT, KISHA I THOTË JO KËSAJ RRUGE' (09.16.2014)
APELI VENDOS - FULLANI SHKON NË SHTËPI (09.15.2014)
ALBIN KURTI - TË ENJTEN PËRFUNDON PUSHTETI I PDK-së (09.15.2014)
ROBERT CAROLAN, GJYQTARI AMERIKAN I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, JEP DORËHEQJEN - NUK U PAJTUA ME ENVER HASANIN PËR VENDIMIN NDAJ ISA MUSTAFËS (09.15.2014)
STUDENTËT BLLOKOJNË HYRJEN E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS (09.15.2014)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS HESH NDAJ KRITIKAVE PËR SHTREMBËRIM DHE KEQTRAJTIM TË GJUHËS SHQIPEProfesorët reagojnë, kërkojnë Ligj për mbrojtjen e shqipes (09.15.2014)
BE S'E KA PROBLEM NËSE BISEDIMET I UDHËHEQ VETËVENDOSJE (09.15.2014)
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN (09.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]