VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË 2013 MINISTRIA E MBROJTJES E SHQIPËRISË VURI DY HELIKOPTERË NË SHËRBIM TË ZAJMINËS

E Martë, 09.16.2014, 08:42am (GMT1)


 

Në vitin 2013, Ministria e Mbrojtjes ka kryer një shkelje flagrante të ligjit, duke i dhënë dy helikopterë për realizimin e një videoklipi. Fshehja e raportimit dhe mospasqyrimi i aktivitetit as në urdhrat e fluturimit përbëjnë një skandal.  

Në videoklipin e këngës "I kom" të publikuar në pranverë 2013 të këngëtares Zajmina Vasjari, shfaqen dy helikopterë të tipit "AB- 205" të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan "Shqiptarja".

Mësohet se, për të patur në dispozicion të saj këta dy helikopterë, këngëtarja ka bërë një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes më datë 18 prill 2013, e cila mban numrin e protokollit 3171.

Me sa duket nga klipi, Vasjarit i është plotësuar kërkesa, pasi dy helikopterët janë pjesë e klipit.

Përreth 10 minuta dy helikopterët janë lejuar të kryejnë fluturime stërvëtitore në lartësi 30 metra, duke bërë të mundur edhe realizimin e skenave të videoklipit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.