VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MILANO - SHËRBIM KONSULLOR I PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË

E Martë, 09.16.2014, 04:08pm (GMT1)



Në Milano të Italisë sot është inauguruar Konusllata e Re e Shqipërisë, në të cilën do të kryhet edhe përfaqësimi konsullor i Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe ministri i jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, dhe anëtarë të tjerë të trupit diplomatik dhe personalitete të tjera të larta të Italisë.

Mëtutje, faqja në Internet e Ministrisë së jashtme të Shqipërisë, shkruan se Konsullata e re në Milano, do të ofroj shërbime për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës, në një ambient të ri dhe me cilësi më të larta, e për një kohë më të shkurtër.

Bushati dhe Hoxhaj kanë theksuar se konsullata "përbënë një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik" ndërmjet dy vendeve dhe është tregues i qartë i punës dhe vullnetit "për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.