E Premte, 04.19.2024, 04:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SI SHPËTUAN INFERMIERET AMERIKANE NË SHQIPËRI - Eleni Stefa dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur e Luftës së Dytë Botërore (Intervistë)

E Martë, 09.16.2014, 08:41pm (GMT+1)



Më 8 nëntor 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, një ekip mjekësor amerikan që udhëtonte me avion nga Siçilia për në Bari të Italisë, bëri ulje të detyruar në Shqipërinë e mesme, për shkak të motit të keq. Në këtë grup ishin 13 infermiere amerikane. Për dy muaj me radhë, infermieret dhe amerikanët e tjerë të ndihmuar nga forcat partizane dhe pastaj ato nacionaliste përshkuan një rrugë të gjatë derisa dolën në bregdetin e Karaburunit, duke arritur t'u shpëtojnë nazistëve që kishin pushtuar Shqipërinë. Në fillim të janarit 1944, ato u shpëtuan nga shërbimet e fshehta angleze. Kolegy ynë Ilir Ikonomi bisedoi me zotin Timothy Gay, autor i një libri që flet për sagën e amerikanëve nëpër Shqipëri. Libri titullohet "Savage Will" "Vullneti i Ashpër" dhe është botuar në vitin 2013 në Shtetet e Bashkuara.

"‹"‹

Zëri i Amerikës:  Si ishte gjendja në Shqipëri në kohën për të cilën po flasim?

Timothy M. Gay:
Ishte e ndërlikuar si shumë gjëra të tjera në Ballkan gjatë luftës. Kishte elementë të rezistencës që ishin rreshtuar qartë me aleatët, kishte elementë të tjerë që ishin skeptikë për t'u lidhur me aleatët; kishte anëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar që ishin ose asnjanës, ose, në disa raste të lidhur me gjermanët dhe italianët. Një njeri i quajtur Hasan Gina, njëri ndër udhëheqësit e rezistencës, ishte i pari që arriti bashkë me grupin e tij, në vendin ku avioni bëri ulje të detyruar. Ai u tha amerikanëve: "Unë jam një nga të paktët njerëz në Shqipëri, tek të cilët ju mund të keni besim. Gjërat janë të ndërlikuara këtu dhe ju nuk do ta kuptoni dot kurrë se çfarë mund t'ju ndodhë." Por, pasi grupi filloi udhëtimin, amerikanët e kuptuan se mund të tradhtoheshin në çdo çast nga njerëzit që ata mendonin se ishin miqtë e tyre.

Zëri i Amerikës:  Pra askush nuk e dinte se ç'mund të ndodhte. Dhe ky njeri i përkiste partizanëve?

Timothy M. Gay:
Është e qartë se Hasani ishte partizan dhe komunist, që i merrte urdhrat nga Hoxha dhe nga udhëheqës të tjerë komunistë të komandës ushtarake. Pasi ai u raportoi se një avion amerikan transporti me një personel mjeksor prej 30 vetash kishte bërë ulje të detyruar, Hoxha dhe ndihmësit e tij i thanë Hasan Ginës të vazhdonte t'i çonte amerikanët sa andej këtej, sepse kjo i duhej për propagandë. Ata donin t'i bindnin shqiptarët se këta amerikanë ishin pararoja e një force çlirimtare imagjinare, ndërkohë që grupi i amerikanëve thjesht kishte humbur rrugën mbi Detin Jon dhe Adriatik dhe ishte ulur aksidentalisht në Shqipëri. Për më tepër, këta amerikanë ishin të paarmatosur dhe mbanin shenja që i identifikonin si infermiere dhe ndihmës-mjekë. Megjithatë, kjo propagandë funksionoi. Ju jeni vetë nga Berati dhe ndoshta e dini se çfarë ndodhi kur pas disa ditësh grupi i amerikanëve hyri në qytet dhe u pritën si heronj çlirimtarë. Ata ndenjën atje tre ditë dhe ikën përpara se gjermanët ta sulmonin qytetin më 15 nëntor.

Zëri i Amerikës:  Kur e kuptuan gjermanët që këta amerikanë ndodheshin në Shqipëri?

Timothy M. Gay:
Nuk e dimë me saktësi, por dimë se në ditën e dytë pas uljes së detyruar, më 9 nëntor, pra përpara se grupi të nisej për në Berat, një avion gjerman zbulimi fluturoi pikërisht mbi vendin e rrëzimit. Dimë gjithashtu se kur grupi arriti në Berat, në qytet kishte agjentë të gjermanëve, të cilët duhet të kishin raportuar se amerikanët ishin vënë të parakalonin nëpër rrugë, se ishin pritur me madhështi dhe se kishin qëndruar aty tre ditë duke shetitur nëpër qytet. Jam i sigurt se gjermanët duhet ta kenë ditur, sepse siç përmenda, ata e sulmuan ashpër Beratin, me tanke dhe mjete të blinduara si dhe me avionë bombardues Stuka dhe Messerschmidt, duke e shkatërruar qytetin.

Zëri i Amerikës:  Njëri nga personazhet interesante në gjithë këtë histori ishte Kostaq Stefa, njeriu që shërbeu si shoqërues dhe përkthyes i amerikanëve, i cili pas luftës u burgos dhe u ekzekutua nga komunistët. Çfarë roli luajti ai në shpëtimin e amerikanëve?

Timothy M. Gay:
Pa Kostaq Stefën, ata nuk do të kishin shpëtuar kurrë. Ai kishte qenë kryeinspektor arsimi në Berat, një nga njerëzit më të shquar të qytetit dhe një pjesëtar shumë aktiv i rezistencës. Nuk është e qartë as sot nëse ai ishte një partizan me bindje aq të forta sa ç'mendohej nga grupi i amerikanëve. Ai mund të ketë patur lidhje me nacionalistët, të cilët në fakt ishin reshtuar me gjermanët. Pas luftës, fakti që Kostaq Stefa ndihmoi aq shumë për të shpëtuar amerikanët, ngjalli dyshime tek regjimi dhe ai u ekzekutua tragjikisht nga njerëzit e Hoxhës në vitin 1948. Gruaja e tij Eleni Stefa ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 102-vjeçare. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur për Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore, sepse pa ata, amerikanët nuk do të ishin shpëtuar dot.

Zëri i Amerikës:  Cili ishte perceptimi i shqiptarëve për amerikanët gjatë asaj periudhe?

Timothy M. Gay:
Amerika ishte e dashur për shumë njerëz në Shqipëri për shkak se Presidentit Woodrow Wilson në konferencën e Versajës ishte i pari udhëheqës perëndimor që njohu nevojën e Shqipërisë për pavarësi dhe gjatë Lidhjes së Kombeve, e cila ishte një krijesë e Wilsonit, në fillim të viteve 1920, Shqipëria eksperimentoi me demokracinë për një periudhë të shkurtër. Si mirënjohje për Presidentin amerikan, ata propozuan që porti i Shëngjinit të quhej Porti Wilson. Mijëra shqiptarë mundën të kontaktojnë me grupin e amerikanëve gjatë udhëtimit të tyre nga një fshat në tjetrin nëpër Shqipëri.

Zëri i Amerikës:  Si ndodhi që, siç e tregoni edhe ju në këtë libër, shpëtimi i amerikanëve u mor përsipër më pas nga nacionalistët?

Timothy M. Gay:
Është e ndërlikuar dhe nuk e di nëse do ta mësojmë ndonjëherë historinë e saktë, por është e qartë se aleatët kishin biseduar për këtë çështje jo vetëm me Hoxhën por edhe me disa elementë të lëvizjes nacionaliste dhe me Ballin, disa prej të cilëve bashkëpunonin me gjermanët. Agjenti britanik Gary Duffy, i mori ata nga Shqipëria lindore dhe i çoi nëpër male, deri në Dukat. Aty ata u pritën nga njerëz të Ballit dhe bashkë me një oficer amerikan të zbulimit, kapitenin Smith, u zbritën në një pikë të bregdetit, ku kishte disa shpella dhe kështu gjermanët nuk arritën t'i kapin. Dua të tregoj diçka interesante. Dy nga njerëzit e ekuipazhit të anijes që i mori fshehurazi amerikanët për t'i kthyer në Itali, njëri anglez dhe tjetri amerikan, më vonë u bënë aktorë të njohur, njëri prej tyre, ka luajtur rolin e një polici në filmin "Godfather", ("Kumbari").

Zëri i Amerikës:  Si u prit lajmi i shpëtimit këtu në Shtetet e Bashkuara?

Timothy M. Gay:
Për arsye sigurie, që gjermanët të mos e kuptonin se sa i gjerë ishte rrjeti i rezistencës në Shqipëri, lajmi i shpëtimit nuk u lejua të përhapej. Ai u bë i ditur vetëm pas gjashtë javësh që kështu të mbroheshin edhe njerëzit në Shqipëri, të cilët ndihmuan në këtë operacion. Madje gjatë kësaj kohe, nga amerikanët u përhapën qëllimisht informacione të rreme për të çorientuar gjermanët. Unë nuk e dija këtë dhe e kuptova vetëm pasi i hyra seriozisht kërkimeve për të shkruar librin. Dua të përmend edhe diçka tjetër: kur gjermanët hynë në Berat, tre infermiere nuk arritën dot të largohen. Ato u strehuan nga familja beratase Karaja, Nani dhe Goni Karaja, që treguan një guxim mjaft të madh. U deshën të kalojnë edhe tre muaj të tjerë që, me ndihmën e disa njerëzve të Ballit Kombëtar ato të mund të largoheshin nga Shqipëria në mars të vitit 1944.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MILANO - SHËRBIM KONSULLOR I PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË (09.16.2014)
VISAR YMERI - NUK MUND TË VENDOSË SERBIA PËR FATIN E KOSOVËS (09.16.2014)
MË 2013 MINISTRIA E MBROJTJES E SHQIPËRISË VURI DY HELIKOPTERË NË SHËRBIM TË ZAJMINËS (09.16.2014)
VLAN DHE LISTA SERBE NUK LËVIZIN NGA QËNDRIMET (09.16.2014)
ANALISTËT - NDËRKOMBËTARËT TË JENË MË AKTIVË PAS SEANCËS SË 18 SHTATORIT (09.16.2014)
PRESIDENTI NISHANI PËR GUVERNATORIN E RI DHE BISEDIMET ME PARLAMENTIN (09.16.2014)
Shqipëri - Konferencë për vizitën e PapësIMZOT RROK MIRDITA - NËPËR TOKËN E KORRUPSIONIT DHE TË PADREJTËSISË, NËPËR DETIN E TRAZUAR TË SHFRYTËZIMIT E TË MASHTRIMIT, KISHA I THOTË JO KËSAJ RRUGE' (09.16.2014)
APELI VENDOS - FULLANI SHKON NË SHTËPI (09.15.2014)
ALBIN KURTI - TË ENJTEN PËRFUNDON PUSHTETI I PDK-së (09.15.2014)
ROBERT CAROLAN, GJYQTARI AMERIKAN I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, JEP DORËHEQJEN - NUK U PAJTUA ME ENVER HASANIN PËR VENDIMIN NDAJ ISA MUSTAFËS (09.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]