E Enjte, 04.25.2024, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JAKUP KRASNIQI - PARA SE TË MENDOJË PËR ZGJEDHJE TË REJA, HASHIM THAÇI TË PYESË PARTINË PSE NUK PO GJEN DOT ALEATË PËR QEVERISJE

E Martë, 09.16.2014, 08:54pm (GMT+1)



PRISHTINE - Ish Kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë se opsioni i zgjedhjeve po përmendet më qëllim të frikësimit të deputetëve.

Sipas tij, Hashim Thaçi, para se të mendojë për zgjedhje të reja do të duhej që në partinë e tij ta hapë debatin se cila është arsyeja që nuk po mund të gjej aleatë për të bashkëqeverisur.

Më poshtë postimi i Krasniqit në Facebook:

PSE "MENDOHET" PËR ZGJEDHJE?

Sot mediat si në kor shtruan pyetjen e zgjedhjeve të reja. Ne një situatë të tillë s'ka si mos të shtrohet pyetja: pse zgjedhjet pas zgjedhjeve. Për zgjedhje do të duhet të mendohet sikur partitë politike fituese të zgjedhjeve të mos mund të krijonin koalicionin qeverisës dhe pasi të kishin dështuar dy herë ta zgjidhnin Kabinetin Qeveritar. Një situatë e tillë nuk është krijuar tani për tani.

Në kushtetutën tonë nuk është parashikuar shkuarja në zgjedhje, nëse nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit. Madje kjo nuk parashihet në asnjë kushtetutë të Republikave Parlamentare dhe se të tilla janë shumica e vendeve evropiane. Prandaj, pse tek ne kjo pyetje është duke u shtruar me urgjencë? Cili është qëllimi i saj? Mos është me porosi dhe për t'i frikësuar deputetët e subjekteve politike që nuk po pranojnë të bisedojnë me PDK-në? Sipas mendimit tim, ky duhet të jetë qëllimi i shtrimit të kësaj pyetje dy ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pra deputetët nuk kanë pse frikësohen. Kryeministri në detyrë, para se të mendonte për zgjedhje të reja do të duhej që në partin e tij ta hapte debatin: pse nuk po gjënë aleatë për të bashkëqeverisur? Si ka qeverisur me pasurinë kombëtare gjatë shtatë viteve? Pastaj si i ka trajtuar bashkëpunëtorët dhe aleatet në qeverisje?

Deputetëve të zgjedhur me votën e lirë te qytetarëve, Kushtetuta jonë ua garanton të drejtën që mos t'i nënshtrohen asnjë diktati, e aq më pak ata duhet t'i nënshtrohen diktatit të pakicës parlamentare edhe pse ajo i ka uzurpuar institucionet e shtetit.

Deputetët duhet ta zgjedhin Kryetarin e Kuvendit dhe të përqendrohen në politikat qeveritare dhe koalicioni i shumicës parlamentare duhet ta zgjedh kabinetin qeveritar, ky edhe ishte qëllimi i zgjedhjeve të 8 qershorit, përfundimi i qeverisjes së keqe. Vetëm nëse nuk arrijnë shumica parlamentare ta zgjedhin qeverinë në përpjekjen e dytë duhet të mendohet për të shkuar në zgjedhje të reja.

Pa përfundimin e këtyre procedurave demokratike (shumëçka deri tani është brenda procedurave demokratike), nuk mund të themi se kemi krizë institucionale apo politike në Republikën tonë.

Unë mendoj së kriza e vërtetë politike do të ndodhte vetëm nëse do të shkonim në zgjedhje të reja, të cilat vështirë se do të ishin zgjedhje të rregullta dhe vetëm atëherë demi do të ishte vështirë i riparueshëm. Prandaj zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhja e duhur për Kosovën, madje nuk do të jenë kurrfarë zgjedhjesh.

Për kundër të gjithave, deri tani nuk është krijuar asnjë situatë që na detyron për të shkuar në zgjedhje të reja. Pastaj veç legjislaturës së parë (2002 = 2004), Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka pasur koalicion më të fuqishëm. Që do të thotë, nuk ka asnjë arsyeje që të shkohet në zgjedhje të reja.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI SHPËTUAN INFERMIERET AMERIKANE NË SHQIPËRI - Eleni Stefa dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur e Luftës së Dytë Botërore (Intervistë) (09.16.2014)
MILANO - SHËRBIM KONSULLOR I PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË (09.16.2014)
VISAR YMERI - NUK MUND TË VENDOSË SERBIA PËR FATIN E KOSOVËS (09.16.2014)
MË 2013 MINISTRIA E MBROJTJES E SHQIPËRISË VURI DY HELIKOPTERË NË SHËRBIM TË ZAJMINËS (09.16.2014)
VLAN DHE LISTA SERBE NUK LËVIZIN NGA QËNDRIMET (09.16.2014)
ANALISTËT - NDËRKOMBËTARËT TË JENË MË AKTIVË PAS SEANCËS SË 18 SHTATORIT (09.16.2014)
PRESIDENTI NISHANI PËR GUVERNATORIN E RI DHE BISEDIMET ME PARLAMENTIN (09.16.2014)
Shqipëri - Konferencë për vizitën e PapësIMZOT RROK MIRDITA - NËPËR TOKËN E KORRUPSIONIT DHE TË PADREJTËSISË, NËPËR DETIN E TRAZUAR TË SHFRYTËZIMIT E TË MASHTRIMIT, KISHA I THOTË JO KËSAJ RRUGE' (09.16.2014)
APELI VENDOS - FULLANI SHKON NË SHTËPI (09.15.2014)
ALBIN KURTI - TË ENJTEN PËRFUNDON PUSHTETI I PDK-së (09.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]