E Enjte, 04.25.2024, 03:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANKA BOTËRORE - NË SHQIPËRI RRETH 40 PËR QIND E POPULLATËS NË MOSHË PUNE AS NUK PUNON, AS NUK KËRKON PUNË

E Mërkurë, 09.17.2014, 06:48am (GMT+1)



Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bashkëpunojnë në një strategji të re për të reformuar sistemin arsimor tani që tregu i punës kërkon më shumë cilësi shkollimi. Banka Botërore e ka mbështetur sistemin arsimor shqiptar për dy dekada, kryesisht me investime, por përfaqësues të saj pohuan se tashmë Shqipëria duhet të rritë cilësinë e studimeve sipas standarteve europiane. Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore Ellen Goldstein, pohoi në një konferencë të nivelit të lartë mbi politikat në reformën e arsimit se një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë është punësimi, por aktualisht punësimi është i ulët dhe papunësia është e lartë.

"Rreth 40 për qind e popullatës në moshë pune - tha zonja Goldstein - as nuk po punon dhe as nuk po kërkon punë, dhe janë pasivë në këtë drejtim. Këto shifra janë më të larta për të rrinjtë, gratë dhe të varfërit. Shqipërisë i nevojiten reforma thelbësore; të riaftësojë të papunët aktualë, që t'i përshtasë me nevojat e tregut, ndërsa për fëmijët që nisin shkollën duhet garantuar një arsim cilësor dhe i harmonizuar me cilësi të lartë", - tha ajo.

Ndërsa specialistja e lartë për arsimin në Bankën Botërore, Keiko Inoue, tha se kriza në eurozonë e rriti konkurrencën në tregun e punës. Shqipëria po përballet me sfidat e vështira të tregut të punës, ndaj duhet të rritë aftësitë konkurruese. Sipas saj, papunësia në Shqipëri është 16 për qind, dhe pasiviteti i papunësisë është rreth 60 për qind; shumica kërkojnë punë në të zezë dhe punësohen me paga të ulëta.

"Papunësia e të rinjve në Shqipëri është 29 për qind dhe papunësia e të varfërve është 20 për qind. Punësimi i grave është i ulët vetëm 30 për qind" - tha ajo. Sipas saj, popullata po shtohet me ritme të larta krahasuar me vende apo kontinente të tjerë. Zonja Inoue tha se shkollimi i forcave së punës është strategjia për të rritur vlerën e shoqërisë; nuk duhen diploma boshe, por duhet shkollim cilësor, efektiv dhe i barabartë, sepse shkollimi është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen ekonomike.

Kryeministri Edi Rama e përshkroi situatën si të rënduar dhe dramatike ndër vite, ndaj ai tha se duhen reforma rrënjësore në të gjitha hallkat e arsimit, ndërhyrje të cilat nuk janë bërë asnjëherë. Ka mungesë rrënjësore të standarteve shkollore, ndaj qeveria po punon me Bashkimin Europian dhe Bankën Botërore që të rritë financimet për arsimin, në këtë reformë të vonuar dhe të domosdoshme.

Reforma në arsimin e lartë mbylli pak javë më parë 17 universitete publike dhe private dhe mbi 60 programe studimore. Universitetet që kaluan kontrollet ligjore tani do të plotësojnë kriteret e cilësisë. Qeveria beson se arsimi profesional do të ulë papunësinë, sepse të rinjtë nuk do të ndjekin studime të përgjithme, por do të marrin profesione.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAKUP KRASNIQI - PARA SE TË MENDOJË PËR ZGJEDHJE TË REJA, HASHIM THAÇI TË PYESË PARTINË PSE NUK PO GJEN DOT ALEATË PËR QEVERISJE (09.16.2014)
SI SHPËTUAN INFERMIERET AMERIKANE NË SHQIPËRI - Eleni Stefa dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur e Luftës së Dytë Botërore (Intervistë) (09.16.2014)
MILANO - SHËRBIM KONSULLOR I PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË (09.16.2014)
VISAR YMERI - NUK MUND TË VENDOSË SERBIA PËR FATIN E KOSOVËS (09.16.2014)
MË 2013 MINISTRIA E MBROJTJES E SHQIPËRISË VURI DY HELIKOPTERË NË SHËRBIM TË ZAJMINËS (09.16.2014)
VLAN DHE LISTA SERBE NUK LËVIZIN NGA QËNDRIMET (09.16.2014)
ANALISTËT - NDËRKOMBËTARËT TË JENË MË AKTIVË PAS SEANCËS SË 18 SHTATORIT (09.16.2014)
PRESIDENTI NISHANI PËR GUVERNATORIN E RI DHE BISEDIMET ME PARLAMENTIN (09.16.2014)
Shqipëri - Konferencë për vizitën e PapësIMZOT RROK MIRDITA - NËPËR TOKËN E KORRUPSIONIT DHE TË PADREJTËSISË, NËPËR DETIN E TRAZUAR TË SHFRYTËZIMIT E TË MASHTRIMIT, KISHA I THOTË JO KËSAJ RRUGE' (09.16.2014)
APELI VENDOS - FULLANI SHKON NË SHTËPI (09.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]