VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pesëmbëdhjetë të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëm
ARRESTOHEN IMAMËT MAZLLOM MAZLLOMI, ENIS RAMA, EKREM AVDIU, ENES GOGA DHE SHEFQET KRASNIQI

E Mërkurë, 09.17.2014, 08:08am (GMT1)





Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga pesëmbëdhjetë të dyshuar për terrorizëm.

Koha. net merr vesh nga burime policore se ndër ta pesë janë imamë dhe një politikan. Burimi tha se mëngjesin e sotshëm është prangosur Fuad Ramiqi dhe imami Shefqet Krasniqi.

Koha.net nga burime policore ka mësuar emrat e pesë imamëve të arrestuar sot. Këta janë Mazllom Mazllomi, Enis Rama, Ekrem Avdiu, Enes Goga dhe Shfqet Krasniqi.

Ndërkohë raportohet se ndër të arrestuar është edhe Sh.K., nga Kaçaniku, sipas burimeve një bashkëveprimtar i Lavdrim Muhaxherit.

Operacioni është zhvilluar nga Njësia Antiterror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.

Javë më parë në Kosovë janë arrestuar 40 të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Atyre u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji, i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit" është cilësuar si një rrezik global, prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t'i bashkojnë forcave për ta parandaluar të keqen.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.