E Enjte, 04.25.2024, 03:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BERND FISCHER - FULLANI PËRGJEGJËS, DUHET TË BALLAFAQOHET ME PASOJAT (Intervistë)

E Mërkurë, 09.17.2014, 08:17am (GMT+1)



TIRANE - Historiani dhe analisti amerikan, Bernd Fischer, i cili është një njohës i mirë i Ballkanit, analizon në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", ngjarjet më të fundit që lidhen me Shqipërinë që nga zhvillimet lidhur me Bankën e Shqipërisë, politikën shqiptare, korrupsionin dhe vizitën e shumëpritur të Papa Françeskut. Me një mendim të qartë në çdo nga këto tema, Fischer mendon se çështja "Fullani" nuk duhet lejuar t'i marrë Shqipërisë energji nga procesi i ecjes së saj përpara. Sipas tij, "guvernator i bankës është në fund të fundit përgjegjësi për atë që ndodh nën drejtimin e tij dhe ai duhet të ballafaqohet me pasojat. Besoj se kandidati më i mirë, nëse do të jetë shqiptar apo i huaj, duhet ta zëvendësojë atë". Sa i takon politikës, ai mendon se sa kohë "marrëdhënia e helmuar" midis partive politike në Shqipëri do të ekzistojë, progresi i vendit do të jetë i ngadaltë. Dhe nuk kupton qëndrimin e Z. Basha kur pretendon se po mbron demokracinë duke bojkotuar parlamentin në një kohë kur nuk po merr pjesë në demokraci. Ndërsa vizita e Papa Françeskut në vendin tonë, sipas tij, është një vendim i Papës për të nxjerrë në pah arritjen e Shqipërisë në zhvillimin e një modeli të shkëlqyer të harmonisë fetare. "E shikoj Papa Françeskun si një figurë rilindjeje, taman si Z. Rama", thotë amerikani.

Zhvillimet e fundit rreth Bankës së Shqipërisë mbeten kryefjala e ditës në Shqipëri. Si i keni perceptuar këto lajme të ardhura nga vendi që mori së fundmi statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian?
Këto janë ngjarje që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha vendet, si të mëdhenj, ashtu edhe të vegjël. Do të ketë gjithmonë njerëz të pandershëm që besojnë se janë më inteligjentë se pjesa tjetër e njerëzve dhe kryejnë krime të guximshme. Pothuajse gjithmonë dështojnë. Besoj se ajo që është e rëndësishme këtu është se si menaxhohet situata. Mendoj se është e rëndësishme të mos reagohet më shumë se sa duhet. Një investigim i plotë duhet të realizohet dhe masat mbrojtëse të vendosen në vend, në mënyrë që të mos ndodhin më gjëra të tilla. Ardian Fullani, si guvernator i bankës, është në fund të fundit përgjegjësi për atë që ndodh nën drejtimin e tij dhe ai duhet të ballafaqohet me pasojat. Besoj se kandidati më i mirë, nëse do të jetë shqiptar apo i huaj, duhet ta zëvendësojë atë. Në fund të fundit, nuk besoj se kjo çështje duhet lejuar të marrë energji nga procesi i ecjes së Shqipërisë përpara.

A do ta plotësonit kutinë e luftës kundër korrupsionit nga ana e qeverisë "Rama"? Nëse po, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje në këtë aspekt?
E shikoj luftën kundër korrupsionit në kontekstin e një çështjeje më të gjerë - pikërisht çështjes së sundimit të ligjit. Besoj se qeveria 'Rama' është përgjegjëse për disa arritje të rëndësishme në këtë aspekt. Në veçanti do të nënvizoja situatën në Lazarat, e cila ishte një turp kombëtar për më shumë se një dekadë. Besoj se zgjidhja e shpejtë e kësaj çështjeje e shoqëruar me pak dhunë, bëri shumë që të sigurojë një votë pozitive në aspektin e statusit të vendit kandidat. Gjithashtu, besoj se lëvizja e kësaj qeverie kundrejt universiteteve private ishte e rëndësishme dhe pozitive në aspektin e luftës kundër korrupsionit dhe reputacionit të arsimit të lartë në Shqipëri. Qartazi, më shumë nevojitet të bëhet. Ndoshta sfida më e rëndësishme do të jetë reformimi i sistemit të drejtësisë, pa të cilën përpjekjet kundër korrupsionit dhe përpjekjet e përgjithshme për të përmirësuar sundimin e ligjit do të jenë zhgënjyese. Por jam optimist, siç ishte edhe raporti i Komisionit Europian qershorin e kaluar, i cili lëvdoi Ligjin e ri të Shërbimit Civil si dhe rritjen në numër të rasteve të korrupsionit të referuara prokurorisë nga Policia e Shtetit. Dhënia e statusit të vendit kandidat ishte një arritje e madhe dhe pjesërisht një votë besimi se qeveria po lëviz në drejtimin e duhur. Dhënia e statusit ishte gjithashtu një shprehje e pritshmërisë se do të ketë vëmendje të vazhdueshme ndaj përpjekjeve kundër korrupsionit.

A mendoni se gjërat kanë ndryshuar për mirë në Shqipëri nën drejtimin e qeverisë 'Rama'?

Shikoj progres të konsiderueshëm nën drejtimin e kryeministrit dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Ndërsa ka shumë çështje për t'u adresuar, kryeministri dhe qeveria po e çojnë Shqipërinë përpara. Z. Berisha është qartazi përgjegjës për shumë gjëra pozitive, por në vitet e fundit të qeverisjes së tij, Shqipëria po ecte mbrapsht. Çdo indeks i rëndësishëm, sidomos raportet e OJQ-ve nga organizata si 'Freedom House' dhe 'Transparency International', treguan përkeqësim të konsiderueshëm nën drejtimin e Z. Berisha. Që kur Edi Rama ka marrë postin e kryeministrit, ka pasur një kthesë. "Freedom House" në raportin "Nations in Transit 2014" e spostoi Shqipërinë në drejtimin pozitiv për herë të parë që nga 2006. Ama, edhe Partia Demokratike ka meritën e saj për këtë gjë, përderisa një pjesë e përmirësimit të rezultatit erdhi si rrjedhojë e kalimit paqësor të pushtetit në 2013. Në raportin e tij të 2014 për trafikimin, Departamenti Amerikan i Shtetit e renditi Shqipërinë në tier 2 dhe kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që nga 2008. Këto pozicionime ndërkombëtare nuk përmirësojnë domosdoshmërisht menjëherë jetën e shqiptarëve, gjë e cila duhet të jetë qëllimi i të gjitha qeverive, por këto pozicionime janë tregues të rëndësishëm, që sugjerojnë se ndryshimet bazë, të nevojshme për të gjithë për të përfituar, janë duke ardhur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pesëmbëdhjetë të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëmARRESTOHEN IMAMËT MAZLLOM MAZLLOMI, ENIS RAMA, EKREM AVDIU, ENES GOGA DHE SHEFQET KRASNIQI (09.17.2014)
BANKA BOTËRORE - NË SHQIPËRI RRETH 40 PËR QIND E POPULLATËS NË MOSHË PUNE AS NUK PUNON, AS NUK KËRKON PUNË (09.17.2014)
JAKUP KRASNIQI - PARA SE TË MENDOJË PËR ZGJEDHJE TË REJA, HASHIM THAÇI TË PYESË PARTINË PSE NUK PO GJEN DOT ALEATË PËR QEVERISJE (09.16.2014)
SI SHPËTUAN INFERMIERET AMERIKANE NË SHQIPËRI - Eleni Stefa dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur e Luftës së Dytë Botërore (Intervistë) (09.16.2014)
MILANO - SHËRBIM KONSULLOR I PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË (09.16.2014)
VISAR YMERI - NUK MUND TË VENDOSË SERBIA PËR FATIN E KOSOVËS (09.16.2014)
MË 2013 MINISTRIA E MBROJTJES E SHQIPËRISË VURI DY HELIKOPTERË NË SHËRBIM TË ZAJMINËS (09.16.2014)
VLAN DHE LISTA SERBE NUK LËVIZIN NGA QËNDRIMET (09.16.2014)
ANALISTËT - NDËRKOMBËTARËT TË JENË MË AKTIVË PAS SEANCËS SË 18 SHTATORIT (09.16.2014)
PRESIDENTI NISHANI PËR GUVERNATORIN E RI DHE BISEDIMET ME PARLAMENTIN (09.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]