VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME PASAPORTË TË KOSOVËS UDHËTOHET EDHE NGA AEROPORTI I BEOGRADIT

E Mërkurë, 09.17.2014, 09:59am (GMT1)



Grupet punues të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur marrëveshje për lirinë e lëvizjes që ka të bëjë me aeroportin Nikolla Teslla në Beograd dhe pesë kalime kufitare ndërmjet Serbisë dhe shteteve të treta.

Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e dha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton e përshëndet vendimin e Beogradit për zgjerimin e lirisë së lëvizjes në aeroportin "Nikolla Teslla" në Beograd dhe në pesë kalime kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë, thuhet në kumtesën e Shërbimit të BE-së për punë të jashtme.

Si merr vesh agjencia serbe Tanjug nga burimet diplomatike evropiane, se qytetarët e Kosovës, në bazë të dokumenteve të udhëtimit (pasaportave), do të munden që përmes Serbisë të udhëtojnë për në vendet e treta nëpërmjet aeroportit të Beogradit dhe kalimeve kufitare tokësore me Kroacinë dhe Hungarinë.

Sipas kumtesës, marrëveshja do të duhej të zbatohet në afat prej dy muajve, transmeton lajmi.net.

Anëtarët e grupeve punuese të cilët kanë biseduar të martën në Bruksel për këtë temë nuk janë prononcuar për gazetarë, kurse në kumtesën e BE-së thuhet se kjo është edhe një masë që duhet të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe lirinë e lëvizjes.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.