VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VV UA SQAROI DIPLOMATËVE BRITANIKË PËRMBAJTJEN E MARRËVESHJES ME LAN

E Mërkurë, 09.17.2014, 02:22pm (GMT1)



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me deputetët Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiu, pritën sot drejtorin për Ballkanin, z. Owen Jenkins dhe Beatrice Rose nga Zyra e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, të shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cliff.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht për situatën politike e ekonomike. Ndërsa, sipas njoftimit për këtë takim, theksi i takimit ishte përmbajtja e Marrëveshjes së 10 shtatorit mes LAN dhe Vetëvendosjes. Përfaqësuesit e Lëvizjes sqaruan qëndrimet në lidhje me të.

Po ashtu në këtë kontekst u diskutua dhe për qëndrimin dhe zhvillimet që priten në seancën e nesërme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përfundon njoftimi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.