VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REPUBLIKA E ILIRIDËS SHPALLET NESËR NË SHKUP

E Mërkurë, 09.17.2014, 06:13pm (GMT1)



Përfaqësuesit e Iliridës kanë vendosur që shpalljen zyrtare të saj ta bëjnë të enjten në Sheshin Skënderbeu të Shkupit, përkundër vërejtjeve të ekspertëve dhe analistëve shqiptar se shpallja mund të jetë në dëm kombëtar.

"Kemi vendosur që shpalljen zyrtare të Republikës së Iliridës ta bëjmë te Sheshi Skënderbeu, ku do të kërkojmë zyrtarisht që Maqedonia të jetë shtet me dy Kuvende dhe e rregulluar sipas shembullit të Zvicrës", ka thënë për mediumet shqiptare në Maqedoni përfaqësuesi i Iliridës, Idriz Sinani.

Ai ka theksuar se shpallja do të bëhet të enjten (nesër) në ora 13 e 30 minuta, kurse për këtë ngjarje zyrtarisht është njoftuar edhe policia maqedonase.

"E kemi paraqitur ngjarjen edhe zyrtarisht në polici. Porosia jonë është "˜Nëse ju nuk na ngucni neve dhe na lini të qetë të veprojmë, edhe ne nuk do të ju ngucim juve", ka thënë Sinani.

Fillimisht shpallja e Iliridës ishte paraparë të ndodhë në Tetovë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.